Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nisma “Thurje” kallëzim penal në Spak për inceneratorin e Fierit

Sot në orën 13.00, nisma Thurje dorëzoi në SPAK një kallëzim penal për inceneratorin e Fierit. Objekti i kallëzimit fokusohet te zyrtarët publik dhe personat e tjerë të përfshirë në koncesionet e inceneratorëve, të cilët mund të jenë përgjegjës për disa vepra penale. Keqadministrimi i pasurisë publike, shpërdorimi i buxhetit të shtetit, evazioni fiskal dhe përfshirja e krimit të organizuar ndërkombëtar, ishin disa nga akuzat e ngritura në këtë kallëzim.

Në një deklaratë për shtyp Pano Soko tha se është momenti për t’i kujtuar Prokurorisë që drejtësia duhet të funksionojë. Ai përmendi rastin e një banori të asaj zone , Napoleonit, që kundërshtoi kur u hodh ideja e inceneratorit dhe sot ka kaluar dy shkallë gjykimi nga ana prokurorisë, ndërkohë që për ata që shfrytëzojnë paranë publike sipas Sokos, nuk ka një hetim nga prokuroria.

“Një gjë është e sigurtë, nga më parë ne kemi një drejtësi më të shtrenjtë, kemi prokurori më të shtrenjtë, prokurorë që marrin rroga më të mëdha, kemi oficerë që paguhen më shtrenjtë. Por a kemi një drejtësi më të mirë? Nuk po kërkojmë një drejtësi evropiane por të paktën në nivelin e Zimbabve a e kemi, këtë drejtësinë e re që po e paguajmë kaq shtrenjtë?” u shpreh Sako.

Biznesmeni i incerenatorëve Klodian Mërtiri është shpallur në kërkim në Zimbabve, i akuzuar për korrupsion të një tenderi për mjete mjekësore lidhur me Covid-19, fakt ky që solli arrestimin e Ministrit të Shëndetësisë së Zimbabve më 19 Qershor.

Problemi i incerenatorëve në Shqipëri

Vetëm para pak ditësh qyteti i Durrësit u përmbyt nga ndotjet urbane për shkak të mungesë së një vendi për depozitimin e tyre. Fillimi i punimeve për projektin Eko Park në Porto Romano krijoi një situatë kaotike duke mos gjetur se ku të transferoheshin këto mbetje pasi Ministria e Financave ende nuk ka miratuar një fond të posaçëm në lidhje me këtë problematikë.

Vitet e fundit qeveria është angazhuar në një sërë projektesh koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në vend, përmes formës së partneritetit publik-privat. Sipas ekspertëve,  incenerimit të mbetjeve nuk duhet t’i jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe mjedisore.

Në janar të këtij viti, edhe bizneseve dhe familjeve të Tiranës iu rrit tarifa e pastrimit me 15-64%, ku një nga argumentet ishte dhe hyrja në fuqi e kontratës së re të inceneratorit.

Ndërkohë sasia e mbetjeve të Shqipërisë është konsideruar e ulët për numrin e lartë të incernatorëve që parashikohen në vend, ku renditet e gjashta nga të dhënat e Eurostat, për sa i përket mbetjeve të depozituara në landfille çdo vit, me 275 kg/person.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *