Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

COVID-19; Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shqiptarët

Shqipëria dhe shumica e vendeve të Ballkanit kanë mbetur jashtë listës paraprake me të cilën Bashkimi Evropian synon ri-hapjen e kufijve pas izolimit për shkak të COVID-19.

Sipas listës së bërë publike nga Euronews, e cila do të zyrtarizohet të mërkurën datë një korrik, vetëm Serbia dhe Mali i Zi do të mund të udhëtojnë lirishtdrejt BE. Kufizimi i lëvizjes drejt shteteve të Bashkimit Evropian nuk i lejohet po ashtu SHBA-ve, Rusisë dhe Brazilit.

Korrespondenti i Euronews për Shqipërinë, Ernest Bunguri,  shpjegon se vendimi u mor bazuar në një mesatare të të prekurve për një periudhë dy javore për 100.000 banorë. Mesatarja e pranueshme për Bashkimin Evropian është 13 të prekur për 100.000 qytetarë, ndërkohë që Shqipëria numëron dyfishin.

Por nuk është vetëm ky kriter sepse e kanë kaluar këtë cak Serbia dhe Mali i Zi, të cilët numërojnë respektivisht 20 ose 19 raste të reja në 100.000 banorë dy javët e fundit. Ka edhe kritere të tjera. Këtu futen në llogari pjesa e masave mbrojtëse që janë marrë, numri i testimeve, i gjurmimeve, për të parë përhapjen e sëmundjes“.

https://www.facebook.com/2422838357744176/posts/3809587999069198/

Mbyllja e kufijve ka nisur në datën 17 mars dhe prej asaj periudhe hapja e këtyre shteteve është shtyrë vazhdimisht, duke parë dhe kurbën e infeksionit në botë.

Piku “i luhatshëm” në Shqipëri

Prej datës 9 qershor, numri i të prekurve me Covid-19 ka pësuar rritje, duke arritur kulmin e saj në datë 16 qershor, ku u shënuan 82 të prekur në Shqipëri.

Henri Fero, koordinator i linjës së gjelbër tek Qendra Kombëtare e Urgjencës, tregon se ka disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e rasteve me koronavirus në Shqipëri. Hapja totale e vendit, shoqëruar me uljen e vigjilencës së qytetarëve dhe testimet e shtuara kanë sjellë shtim të të prekurve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë 11 shtete në Evropë që kanë pësuar rritje të transmetimit të virusit, ndër to edhe Shqipëria. OBSH shprehet se nëse situata vazhdon njësoj, sistemi shëndetësor mund të shkojë në kolaps.

Shqipëria u rëndit në radhët e fundit mes 200 shtetesh, për masat kundër COVID-19. Si rezultat i kufizimeve të pafavorshme në parandalim të shtrirjes së pandemisë, shteti ynë u konsiderua si një ndër vendet më të rrezikuara nga virusi.

Këto të dhëna u bënë publike në revistën “Forbes” dhe kërkimi u krye nga institucioni “Deep Knowledge Group”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *