Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

E vërteta për të infektuarit asimptomatik Covid 19

Popular Science | Sara Chodosh

Komentet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shpesh janë konfuze, por ju nuk duhet të ndaloni të merrni masa mbrojtëse.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) pretendoj para disa javëve se mbartësist asimptomatik të Covid 19 nuk ishin përhapësit kryesorë të virusit, përpara se ta rishikonin deklaratën e tyre një ditë më vonë.

Duke e kthyer këtë në një çështje të diskutueshme, pikërisht kur OBSH kishte ndryshuar edhe qëndrimin e saj për mbajtjen e maskave, bëri që e gjithë kjo të merrej jashtë kontekstit dhe të keqkuptohej, konstaton Monica Gandhi, studiuese në Divizionin e HIV-it, Sëmundjeve Infektive dhe Mjekësisë Globale në UCSF / San Francisko.

Por faktet mbeten të njëjta, shprehet ajo: “është e padiskutueshme që përhapja ndodhi  nga ata që nuk kanë simptoma”

Është e vërtetë që, siç deklaroi OBSH, ne ende nuk e dimë se në çfarë mase njerëzit asimptomatikë ose para-simptomatikë po përhapin COVID-19. Disa modele të hershme sugjeruan se deri në 55 përqind të rasteve të përhapjes së sëmundjes mund të vijnë për shkak të këtyre mbartësve të fshehur, të cilët përbëjnë një numër jashtëzakonisht të lartë të rasteve të përgjithshme të virusit. Gandhi vëren se ne kemi akoma shumë për të mësuar rreth këtij lloji të transmetimit: Ajo që dimë është se njerëzit asimptomatikë janë padyshim pjesë e ekuacionit. Virusi është përhapur aq shpejt, pavarësisht nga distancat sociale dhe masat e mbylljes, sa nuk mund të jenë vetëm simptomatikët që e përhapin virusin.

The WHO says that asymptomatic transmission is “very rare.”

That’s the headline.

Is that what @mvankerkhove is saying?

No, I do not think so.

Some thoughts in a brief 🧵https://t.co/S6KLtriOYV cc @jrovner @thehowie @MDaware @hmkyale @BillGates @AllisonRhines

— Jeremy Faust MD MS (@jeremyfaust) June 8, 2020

Shkalla e infeksioneve asimptomatike duket se po bëhet më e lartë dhe kjo mund të jetë për shkak se njerëzit po ekspozohen ndaj ngarkesave virale më të ulëta për shkak të distancimit shoqëror dhe mbajtjes së maskave. Shkalla e hershme e infeksionit asimptomatik ishte e ulët, bazuar në popullsitë ku testimi ishte mjaft i përhapur për të kapur të gjitha rastet — kështu përshembull në Singapor 6 përqind, 18 përqind në krocierën “Diamond Princess”, e cila u refuzua të hynte në Tokio në fillim të këtij viti, duke qëndruar në gjirin detar  për 27 ditë derisa udhëtarëve  ju lejua të largoheshin. Por në kalkulimet e mëvonshme kjo përqindje u rrit. Një mision i madh testimi në San Francisko zbuloi se rreth 50 përqind e njerëzve me COVID-19 nuk kishin simptoma. Një tjetër anije lundrimi, që lundronte pranë Amerikës së Jugut, u dha të gjithëve maska ​​në bord,  testoi të gjithë pasagjerët dhe zbuloi se 81 përqind e atyre me COVID-19 ishin asimptomatikë.

Ekziston gjithashtu një lidhje e habitshme midis atyre vendeve që implemetuan fillimisht mbajtjen e maskës (kryesisht ato vende të goditura më parë nga SARS),  me nivelet e ulëta të vdekjes nga koronavirusi.

This from @WHO is getting a lot of attention and creating confusion.

I want to quickly share what I understand about this.

Bottom line question:

Are infected people without symptoms an important cause of spread?

My best guess: yes.

A thread https://t.co/NnLpf7kTVh

— Ashish K. Jha (@ashishkjha) June 8, 2020

Ky fenomen, ku doza e virusit ndaj të cilës ekspozohet një person përcakton sesa ata sëmuren, nuk është i ri. Kështu duket se funksionon edhe gripi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj. Ideja është që ndaj sa më shumë grimcave virale të ekspozohet personi aq më shumë mendohet se do sëmuret. Një fluks i madh virusi në trupin tuaj është më i vështirë për tu luftuar nga sistemi imunitar, ndërsa një sasi e vogël virusesh është më e lehtë për tu përballuar. Nëse kjo është e vërtetë për koronavirusin, ky është një lajm i mirë.

Ende nuk është e qartë sesa mbrojtje ka krijuar sistemi imunitar i një personi që e ka kaluar covid 19, por mesiguri janë ruajtur disa antitrupa mbrojtëse ndaj sëmundjes të paktën për disa nga javët apo muajt në vazhdim.

Ajo që ne me të vërtetë interesohemi, vëren Gandhi, janë njerëzit që sëmuren rëndë. Nëse ne mund t’i parandalojmë njerëzit të sëmuren rëndë nga COVID-19, edhe nëse ata njerëz e marrin virusin, kjo është një gjë e mirë. Ne kemi ende shumë  për të mësuar në lidhje me koronavirusin. Ne ende nuk e dimë sesa sasi virale shpërndajnë asimptomatikët. Nuk është gjithashtu e qartë se sa njerëz mund të jenë funksionalisht asimptomatikë, të cilët mund të vuajnë nga një dhembje e lehtë koke që e injorojnë, duke e shpërndarë kështu virusin po njëlloj me njerëzit që  vuajnë simptoma më të dallueshme. Por ne kemi mësuar gjithashtu shumë informacione të dobishme gjatë muajve të fundit: Mbajtja e maskave mund të mos ju mbrojë nga infektimi i virusit, por mund t’ju mbajë larg një infektimi të rënduar. Kjo do të thotë që ju nuk duhet të mbani një maskë për të mbrojtur të tjerët – ju duhet ta bëni atë për vete.

Më shumë rreth autorit: Sara Chodosh është  diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë në neurobiologjinë dhe filozofinë e shkencës.

Lexoni linkun e plotë: https://www.popsci.com/story/health/asymptomatic-covid-19-spread-who/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *