Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

OSBE: “Liria e shtypit është në rrezik”

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, konstatoi se liria e shtypit është në rrezik në shumë vende të rajonit, përfundim i publikuar në raportin dy vjeçar, i cili ju dorëzua para pak ditësh Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vienë.

Pandemia e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën, duke përforcuar jo vetëm problemet aktuale me të cilat haset media, por duke shtuar edhe të reja. Raporti iu referua periudhës kohore 21 Nëntor 2019 – 2 Korrik 2020 dhe 132 rasteve individuale në lidhje me sigurinë fizike të gazetarëve.

“Fakti që kaq shumë gazetarë po përballen me ndjekje penale, dënim dhe ndalim për raportim të drejtë për çështje me interes publik, shprehjen e pikëpamjeve kritike ose sigurimin e një shumice mendimesh mbetet një nga sfidat më të mëdha për rajonin e OSBE-së, “ tha Désir.

Ai i bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse të paraqesin një mbështetje të fortë ekonomike për median duke qenë se shumë prej tyre janë drejt falimentit dhe po lënë mijëra gazetarë të papunë.

“Kjo krizë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pluralizmin në media dhe do të kufizojë burimet e informacionit për publikun, saktësisht në një kohë kur publikut i duhen më shumë informacione të sakta, lokale, përkatëse dhe të besueshme. Kjo është një emergjencë demokratike” përfundon Harlem Désir.

Problematikat e adresuara Shqipërisë

  • ­”Paketa Anti-shpifje” Ligji i mediave audiovizive dhe komunikimeve elektronike 

Raporti i referohet një procesi të gjatë konsultimesh për ligjin e medias audiovizive dhe asaj elektronike, i cili ka nisur që në Dhjetor të 2018, ku theksohen  përpjekjet e përfaqësisë së OSBE për mos të lejuar censurimin dhe kufizimin e lirisë së shprehjes në vendin tone; mbështetjen për mediat elektronike duke mos i detyruar ato t’i nënshtrohen një mekanizmi regjistrues për të qenë të aksesueshme; denoncimin e materialit online në tre kategori të ndryshme si pornografi fëmijësh, promovim i akteve terroriste, shkelje të sigurisë shtetërore.

Kujtojmë se nisma për rregullimin me ligj të medias online ka nisur që në 17 Dhjetor 2018, ku u prezantuan dy projektligjet, të cilat u shoqëruan me debate të shumt nga organizata vendase dhe të huaja i kundërshtuan pasi i shihnin si cënim të fjalës së lirë.

Paketa “antishpifje” u dërgua pranë Komisionit të Venecias nga Këshilli i Evropës, pas vendimit të parlamentit për t’i kthyer Presidentit Meta dekretin e tij pa rishikuar ndryshimet e propozuara.

Opinioni final i Venecias, konfirmoi shumë nga shqetësimet e ngritura nga organizatat e medias, megjithatë, Kryeministri Rama u shpreh mirënjohës për opinion dhe shtoi se sugjerimet do të reflektohen shumë shpejt në Kuvend.

  • ­Përpjekjet për mbylljen e RTV Ora

Një problematikë tjetër e përmendur ishte tentativa për mbylljen e televizionit Ora dhe gjobitja me pretendimin se kishte më shumë se dy të ftuar në studio ndërkohë që raporti krahason situatën me media të tjera që nuk kishin marrë asnjë gjobë por maksimumi ndonjë paralajmërim. Për këtë cështje përfaqësia e OSBE i ka drejtuar një letër Ministrit të Jashtëm Genc Cakaj ku pavarësisht mbrojtjes së shëndetit publik, I është kërkuar të mos lejoj mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Lexoni raportin e plotë : https://www.osce.org/files/f/documents/4/9/456130.pdf

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *