Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Zgjedhjet në Universitet: Gjykata Administrative vendos të mos vendosë

Më 10 korrik 2020, Gjykata Administative Tiranë vendosi të mos marrë asnjë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve në Univesitetin e Tiranës, duke e shtyrë seancën e ardhshme më 18 shtator, pavarësisht se zgjedhjet mbahen në 30 korrik.

Ky vendim sipas ekspertëve juridikë është një rast i pa dëgjuar më herët, pasi Gjykata në këtë rast as nuk e ka pranuar dhe as nuk e ka rrëzuar kërkesën për padi, por vetëm ka refuzuar të shprehet për këtë çështje.

Gjykata Administrative Tiranë vendosi të mos marrë vendim mbi kërkesën e studentëve për pezullimin e procesit zgjedhor në UT deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata për (pa)ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Jo vetëm kaq, por për shkak se gjyqtarja e kishte axhendën e zënë dhe në gusht merrte pushimet, vendosi që seanca e ardhshme të zhvillohej më 18 Shtator, pavarësisht se e informuam se zgjedhjet zhvilloheshin më 30 Korrik“,-deklaron me anë të një postimi në rrejtin social Facebook juristi Marash Logu.

Ndërsa studentët me mbështetjen e Qëndresës Qytetare bëjnë me dije se javën tjetër do të depozitojnë në Gjykatë një tjetër kërkesë për pezullim të zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

Studentët, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, mbetën të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT. Prandaj, jo vetëm do ta vazhdojnë procesin gjyqësor dhe do t’i shkojnë deri në fund, por duke filluar nga java tjetër do të depozitojnë një kërkesë të re për pezullimin e zgjedhjeve në UT. Nëse edhe për këtë kërkesë, gjykata do të vendosë të mos vendosë, atëherë ne do t’i drejtohemi shkallëve më të larta të gjyqësorit për vendimmarrje, por edhe organeve kompetente për të marrë masa ndaj gjyqtares që prodhon vendime absurde dhe të paligjshme”,-thuhet në deklaratën e Qëndresës Qytetare.

Sot shtatë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar interpelancë të Ministres së Arsimit për zgjedhjet në Universitet.

Dy muaj më parë studentët depozituan pranë Gjykatës Administrative padinë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, pasi sipas tyre janë të paligjshme dhe në shkelje të afateve ligjore.

Fill pas padisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shtyu datën e zgjedhjeve, për ta rivendosur sërish më 30 korrik 2020. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 korrik solli reagime në radhët e studentëve, të cilët edhe pse përbëjnë 10% të votuesve, 60% e tyre nuk do të kenë mundësi të jenë në votime për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 dhe mbajtjes së zgjedhjeve në datë pushimesh verore.

Lexo më shumë : https://citizens-channel.com/2020/07/08/nxitimi-i-kthen-ne-formalitet-zgjedhjet-universitare-60-e-studenteve-te-perjashtuar-nga-votimi/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *