Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Zgjedhjet në Universitet: Aktivistët i kërkojnë Kuvendit rritjen e peshës së votës studentore

Studentë dhe aktivistë dërguan sot në Kuvend një kërkesë për rritjen e peshës së votës së studentore me 30%.

Përfaqësues të Qendresës Qytetare i dërguan ish-kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Medias, deputetes Fatjona Dhimitri relacionin për të ndryshuar përfaqësinë e studentëve në zgjedhjet universitare nga 10% që është aktualisht në 30%.


Në komunikimin para mediave, Migen Qiraxhi, përfaqësues i Qendresës Qytetare u shpreh se edukimi qytetar për zgjedhje të drejta dhe demokratike lind nga bankat e shkollës.

Sot ne i kemi dhënë mundësinë deputetëve të këtij kuvendi ti japin mundësi studentëve të marin edukimin e duhur që në bankat e shkollës, pra të zgjedhin në mnëyrë demokratike dhe me procesin. Qëndresa Qytetare i ka ezauruar të gjitha shkallët insitucionale për të arritur te kjo pikë dhe sigurisht ne kemi realizuar takime me pedagogë, takime me studentë, takime edhe me ,ministren, vullneti i së cilës për të ndryshuar peshën e votës së studentëve mungoi”,-u shpreh Qiraxhi.

Përfaqësia më e lartë e studentëve për të votuar në zgjedhjet universitare sipas Qiraxhit do të zhdukë ndikimin partiak dhe farefisnor në zgjedhje.

Kjo peshë vote sigurisht do të ketë mundësi të ç’montojë pjesëmarrjen dhe praninë e grupeve kriminale, të cilat janë vënë re në zgjedhjet e kaluara. Do kenë mundësi të çmontojnë ndikimin e partive politike ,duke i dhënë mundësi, pushtet studentëve, do ketë mundësi që të çmontojë gjithë sjelljen klanore dhe fisnore, të cilën kanë ndërtuar disa personazhe në universitetet e vendit, duke i mbajtur ato me rrokada të stërgjata“.

Kjo nismë vjen fill pas vendosjes së mbajtjes së zgjedhjeve universitare më 30 korrik 2020, ku ka pasur reagime për paligjshmëri të tyre dhe përjashtim të studentëve nga e drejta e zgjedhjes.

Për të gjitha problematikat sipas Qëndresës Qytetare që po shoqërojnë këtë proces zgjedhor, ata i kanë dërguar një letër edhe Presidentit Ilir Meta, ku i kanë kërkuar një takim.

Në universitetet publike, siç është rasti i Universitetit të Tiranës janë shënuar një sërë parregullsish që e bëjnë këtë proces ligjërisht të pavlefshëm. Në cilësinë e kreut të shtetit, por edhe organit kushtetues që certifikon ligjshmërinë e zgjedhjeve nëpërmjet dekretimit të rektorëve të rinj, ne kërkojmë zhvillimin e një takimi me një grup studentësh dhe përfaqësuesish të Qëndresës Qytetare mbi problematikat e shumta të zgjedhjeve në universitetet publike“,-thuhet në letrën dërguar Presidentit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *