Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qeveria vendos rihapjen e shkollave në shtator; Pyetësori: vetëm 13% e komitetit shkollor votoi për mësim online

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, deklaroi sot në një video konferencë me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se në shtator do të nis mësimi në shkolla për nxënësit dhe studentët pavarësisht numrit të lartë të infektimeve në vend.

Që nga fillimi i pandemisë në mars, vendi ynë ka regjistruar rreth 7500 raste pozitive  dhe mbi 230 persona të vdekur nga COVID-19.

“Nga 135 mijë përgjigje të pyetësorëve që u dërguan komitetit shkollor, nxënës, prindër dhe mësues 87% ishin pro hapjes së shkollave në shtator dhe vetëm 13% janë shprehur në favor të zhvillimit të mësimit online nga shtëpia”, u shpreh Shahini.

Ministria e Arsimit shpjegoi se për shkolla të ndryshme do të aplikohen skenarë të ndryshëm. Kështu shkollat me numër të ulët nxënësish do të vijojnë mësimin njësoj duke ruajtur distancimin social, shkollat me numër më të lartë nxënësish do punohet me dy turne. Ndërsa Shahini nuk bëri të qartë si do të menaxhohet mësimi në qytete si Durrësi, ku pjesa më e madhe e shkollave janë ende të pa rikonstruktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

“Nga pikëpamja epidemiologjike, nga vlerësimet sistematike  të kryera nga Qendra Europiane e Parandalimit të Protokollit të Sëmundjeve rezulton se transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e duhura të distancimit fizik, të higjenës dhe masa të tjera ato kanë pak gjasa të jenë mjedise infektive”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se çdo vendim mbi hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse.

“Qëllimi ynë madhor është siguria e shëndetit të fëmijëve tanë, mësueseve, prindërve, gjysheve , ndaj çdo vendim po udhëhiqet nga ky vendim”, përfundoi Manastirliu.

Vështirësitë e mësimit online, si aksesi i kufizuar i nxënësve në internet, sidomos për familjet më të varfra si edhe mungesa e infrastrukturës për mësuesit mund të jenë ndër arsyet që kanë ndikuar në rezultatet e formularit (87 % pro mësimit në shkollë). Kthimi në klasa shihet si i “rrezikshëm” edhe për vetë mësuesit, të cilët ndjehen të pasigurtë nga kushtet higjenike në institucionet arsimore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *