Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rrëfime: “Radhë të gjata dhe tamponë me pagesë” – pushimet e sforcuara të emigrantëve në Shqipëri

“Shqipëria jo vetëm që më ka zhgënjyer çdo herë, por vazhdon të më zhgënjejë akoma më shumë. Duke ditur që është një emergjencë botërore si ka mundësi që testet të kushtojnë 100 euro. Apo shfrytëzojnë emigrantët si gjithmonë? Të paguash 100 euro testin për tu kthyer në vendin e punës, është absurde. Kjo më ka acaruar më shumë” tregon Anisa Çela e cila jeton në Francë por vendosi të rikthehet në Shqipëri për pushime.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2020, janë 61.5% më të ulëta se një vit më parë, me një total prej 663.980 personash.

Tabela marre nga Instat

Ndërsa rënie ka shënuar edhe dalja e shtetasve nga territori shqiptar, ku gjatë muajit korrik 2020 numri i personave që lanë Shqipërinë ishte 62.7% me i ulët krahasuar me korrikun e vitit 2019.

Tabela marre nga Instat

Përgjatë shtatë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 52,4 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 88,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kthimi me apo pa tampon nga Shqipëria, në shtetin hyrës

Nexhmije Truci, banuese prej 20 vitesh në qytetin e Janinës në Greqi tregon se erdhi në Shqipëri vetëm për arsye të rinovimit të pasaportës dhe nuk e kishte parashikuar si kosto financiare tamponin.

“I mirëkuptoj të gjithë ata që pritën në Kakavijë për ditë me rradhë pasi për pesë persona të një familjeje, kosto e tamponëve është një shumë goxha e konsiderueshme, për xhepat e emigranëtve”, thotë ajo për Citizens Channel.

Prej dy ditësh Truci pret tek Spitali Amerikan në Durrës, për kryerjen e tamponit pasi rradha e të interesuarve për testimin është goxha e gjatë.

“Ditën e parë kam qenë aty që në katër të mëngjesit, pasi kishin një numër të caktuar tamponësh që kryenin në një ditë”, përfundon ajo.

Anisa Cela, fizioterapiste në një qendër kurimi, shpjegon se kur u rikthye në Francë, thjesht i matën temperaturën dhe nuuk ishte e detyrueshme të bësh tamponin sipas detyrimeve shtetërore. Ndërsa, për tu rikthyer në punë, varet nga kompania ku je e punësuar, shpjegon ajo.

Anisa Cela

“Te klinika ku jam e punësuar, për të gjithë njerëzit që kanë dal nga Franca kërkohet tamponi. Tamponin e bëra te një klinikë shtetërore, falas, pa rekomandim të mjekut, cakton një takim dhe merr rezultatin për pesë ditë. Më përpara, përgjigja merrej brenda 24 orëve, tani nga shtimi i rasteve, është shtuar dhe koha e pritjes” rrëfen Cela.

Renaldo Theka, i cili aktualisht është ende me pushime në Shqipëri shprehet i çuditur se ka dëgjuar që pasagjerët që kthehen me traget në Itali nuk bëjnë karantinim,ndërsa me avion po.

“Kur të kthehem në aeroport sa të arrijmë do të na bëjnë tamponin, edhe do na japin përgjigje brenda 24 orëve dhe derisa të marr përgjigjen duhet të rri i karantinuar. Që të jenë të sigurt të bëjnë dy tampone,në një hark kohor të shkurtër. Tamponi në aeroport është falas, kështu e kam lexuar të paktën në artikujt italian”, ka shpjeguar ai.

“Pushime pa maskë dhe distancim social”

Anisa Cela pohon se këtë verë pushimet ishin më stresuese se herët e tjera, të ndikuar nga ksuhtet e pandemisë globale.

Pushimet e mia ishin ndarë në dy pjesë, kur shkova në jug, të gjithë njerëzit që flisja thonin se këtu nuk ka asnjë lloj virusi, nuk ka pasur raste, madje dhe prindërit e mi u ndjenë më të qetë aty, nuk ndjehej tension i pandemisë, kur erdha në Durrës, komplet ndryshe” kujton ajo.

Cela madje shton se në furgonin që udhëtonte për në Ksamil, i ofroj një personi afër një maskë që ta vinte dhe sërisht nuk e vendosi në mënyrën e duhur.

Të njëjtën gjë pohon edhe Renaldo Theka, i cili tregon se kur erdhi në Shqipëri kishte dëgjuar që maskën nuk e mbanin, por kishte vendosur që do të ishte i përgjegjshëm, por që pavarësisht vendimit të tij paraprak, “u infektua” nga zakoni.

“Njerëzit nuk respektojnë fare rregullat, maskat, nuk ka përgjegjësi, të paktën atje ku jetoj unë është më ndryshe duke qene zonë më e afektuar. Edhe rrugës duke ecur maskat i mbajnë, ose në momentin që shkëmbehesh me ndonjë, e sheh që nga larg dhe e vendos maskën. Tani në Dhërmi vetëm një çift kam parë me maska në plazh, në restorante sërisht fare, vetëm në restorante të mira që kamerieri të vinte me maskë, sikur nuk ekziston fare covidi”, konstaton Theka për Citizens Channel.

Aisela Kolici

Aisela Kolici banuese në Luksemburg prej disa vitesh vendosi të vinte këtë sezon turistik në Shqipëri për pushime verore dhe për të takuar familjarët, pavarësisht hezitimit nga kushtet e krijuara. Edhe pse ju ndryshua tre herë data e fluturimit ajo sërisht nuk e ndryshoi planin e saj, edhe pse me pushime “të kufizuara”.

“Kam zgjedhur të takoj vetëm persona brenda rrethit familjar, të mos shkoj në vende me shumë njerëz. Jam habitur me ligjin e muzikës, mu duk shumë qesharak, kur duhet të jetë më efikas ligji i maskave. Rregulli i distancës nuk respektohet fare, sidomos në aeroport ku ishin të gjithë të ngjeshur aty, kishin bërë një hyrje të posaçme, por hyrja nga jashtë, ku njerëzit duhet të piqeshin në diell derisa të kalonin te tuneli dezinfektues” u shpreh Kolici.

Foto nga Aeroporti

Ndryshe nga sezonët e tjerë verorë ku shqetësimet lidheshin me shërbimet dhe çmimin, pandemia këtë rradhë ka ngritur problematika të reja, të cilat kanë vështirësuar pushimet e emigrantëve në Shqipëri.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *