Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Anketa: 86% e qytetarëve ndjehen të pa përfaqësuar nga Parlamenti

Një anketim nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbi perceptimin qytetar ndaj deputetëve dhe Parlamentit ka evidentuar zhgënjimin masiv të shqiptarëve ndaj jetës politike.

Mbi 80% e të pyeturve deklarojnë se Parlamenti vuan nga korrupsioni dhe konflikti i interesit, mbi 82% besojnë se deputetët janë nën nivelin mesatar kulturor të shoqërisë, dhe 86% mendojnë se deputetë nuk mbrojnë interesat e qytetarëve.

Në anketim u përfshinë 1259 qytetarë, të grupmoshës mbi 18 vjeç dhe nga bashki të ndryshme, përfshirë edhe shtetas që jetojnë përkohësisht jashtë territorit të Shqipërisë.

Afrim Krasniqi

Sipas Afrim Krasniqit, drejtor ekzekutiv i ISP ky është anketimi i parë i këtij lloji për parlamentin aktual.

“Qytetarët nuk shohin tek deputeti përfaqësuesin e tyre, por automatikisht shohin modelin e njeriut të korruptuar, arrogant, jo përfaqësues dhe jo llogaridhënës. Kjo është vija që përshkon të gjitha përgjigjet e sondazhit. Për ta plotësuar këtë vlen edhe gjetja se ka konsensus të gjerë kundër prurjeve nga “të fortët” dhe biznesi në politikë, si dhe për nevojën jetike të vendit për ndryshime cilësore në sistemin zgjedhor” shprehet Afrim Krasniqi, drejtori ekzekutiv i ISP për Citizens Channel.

Legjislatura më cilësore parlamentare nga anketimi është cilësuar ajo 1992-1996, vlerësimi për këtë legjislaturë vjen edhe nga grupe moshore që nuk e kanë jetuar atë, një tregues që sipas hartuesve të raportit tregon se qytetarët janë të informuar mbi politikën.

Afrim Krasniqi shpreson se rezultatet e këtij anketimi do të kenë ndikim në aktorët dhe sferat politike, dhe i sheh këto përfundime si një mënyrë për të kërkuar cilësi më të lartë përfaqësimi.

“Partitë janë duke u përgatitur për procese zgjedhore brenda tyre dhe asnjë parti serioze nuk mund të injorojë perceptimet publike për kandidatët. Publikisht partitë nuk citojnë anketime, por de facto ato i përdorin si lëndë e parë për kriteret e përzgjedhjeve brenda tyre. Opozita e ka nisur procesin dhe me siguri disa përfundime të dukshme do t’i përdorë në fazën e dytë të përzgjedhjes” përfundon Krasniqi.

Lidhur me dorëzimin e mandateve nga opozita (2019), në çdo 3 qytetarë, 2 besojnë se opozita gaboi që dorëzoi mandatet parlamentare, por ndërkohë 73% e qytetarëve besojnë se opozita e re parlamentare nuk vepron si opozitë e vërtetë.

Përsa i përket reformës zgjedhore, 83% mbështesin idenë e një sistemi zgjedhor me lista të hapura ose mazhoritar, 65% e qytetarëve kërkojnë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend, 73% e qytetarëve mbështesin idenë e më shumë deputetëve të pavarur, 71% e qytetarëve duan të ketë më shumë se 2-3 parti në parlamentin e ri, si dhe 6% më shumë janë pro ndalimit të koalicioneve parazgjedhore sesa pjesa kundër.

Media vijon të jetë burimi kryesor i informimit të qytetarëve mbi parlamentin (67%), ndërkohë që 59% e qytetarëve nuk janë në gjendje të identifikojnë një deputet në zonën ku banojnë, dy të tretat e qytetarëve mendojnë se deputetët nuk janë transparentë dhe llogaridhënës dhe 64% mendojnë se perceptimi kritik publik ndaj deputetëve nuk është paragjykues dhe apriori, por realist.

Lidhur me cilësitë e deputetëve, 98%e qytetarëve duan që deputetët të jenë të ndershëm dhe të pa korruptuar, si dhe të kenë sjellje etike e qytetare; 96% e qytetarëve duan që deputetët të fokusohen në procesin ligjvënës dhe iniciues të ligjeve në parlament; 95% duan që deputetët të mbajnë lidhje direkt me zgjedhësit, 94% duan që deputetët të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot, 71% duan që deputetët të mos u binden urdhrave politikë të partisë,

Anketimi përfshin edhe disa rekomandime ndaj Kuvendit dhe grupeve parlamentare për të rishikuar rregulloren dhe legjislacionin, por vë fokusin edhe tek përgjegjësia e tyre për të dëgjuar zërin qytetar dhe promovimin e tij në politikë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *