Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pas muajve protesta, naftëtarët e Ballshit nisin nënshkrimin e kontratave

Naftëtarët e Ballshit, pas muajsh protesta dhe kërkesa të vazhdueshme për të rihapur procesin e punës, mbyllur prej rreth një viti, kanë arritur të nënshkruajnë një kontratë të re me firmën “Allum Enterprise”.

Ata janë mbledhur para rafinerisë rreth orës 9:30 ndërkohë që vonesa e përfaqësuesve të kompanisë ka shkaktuar irritim dhe dyshim te naftëtarët nëse do të finalizohet lidhja e kontratës së re. Punonjësit e rafinerisë tregojnë se prej muajsh nuk punojnë ndërkohë që kanë mbi 10 paga të prapambetura pa marrë.

Teksa zhvillohej takimi mes dy palëve,  jashtë mjedisit të rafinerisë janë shënuar përplasje të naftëtarëve me kordonin policor. Nën thirrjet “Uzina, uzina, uzina është e jona”, “Mos i prek punëtorët”, ata janë shtyrë me efektivët e policisë, duke tentuar të shkonin drejt mjediseve të rafinerisë.

Një prej të punësuarave u shpreh se në rast mosfillimi të punës, ata do t’i rikthehen protestave ose do të tërheqin librezat e punës.

Ne jemi njoftuar sipas marrëveshjes që u bë para tre ditësh që do të nënshkruhet kontrata individuale, bashkangjitur me kontratën kolektive. Tani të shikojmë çfarë do të bëhet. Në rast se nuk nënshkruhet kontrata do vazhdojmë protesta të mëtejshme ose do marrim librezat dhe do ikim”,  u shpreh një prej të pranishmeve.

Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës ka sqaruar se kontrata individuale do të nënshkruhet për të gjithë të punësuarit, ndërkohë që në vijim pritet të firmosët dhe kontrata kolektive.

Ju kërkua kompanisë, që të fillojë të mbajë premtimin që është folur dhe në takimet e mëparshme – për bërjen e kontratave provizore, për momentin individuale, pasi paralel është edhe kontrata kolektive për të gjithë punonjësit, jo për një apo 200 sa mund të arrihen të bëhen sot”, u shpreh ai para naftëtarëve të Ballshit.

Njëkohësisht, firma e re u ka premtuar atyre se do t’i japë një paradhënie me vlerën 50.000 lekë, raportojnë mediat.

Dautaj theksoi se kjo paradhënie do të kalojë në rrugë bankare dhe se procesi i punës nuk do të fillojë në rast se kompania “Allum Enterprise” nuk mban premtimet e dhëna.

Njëkohësisht nuk do hyjë askush në remonte, po e theksoj edhe një herë se s’dua ta them të fundit, nuk do hyjë askush në remonte pa marrë pagën që i është premtuar nga kompania. Paga, u dha premtimi që do kalojë në rrugë bankare, nuk do kalojnë në dorë”.

Prej disa muajsh naftëtarët kanë përsëritur në kor marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës. Ata filluan dhe grevën e urisë në muajin shkurt të këtij viti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *