Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti : Ministria e Kulturës në “karantinë” ndaj shkatërrimit të trashëgimisë kulturore

Edhe pse prishja e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020 pati një jehonë në median kombëtare dhe ndërkombëtare, reagim qytetar, institucioni i cili ka në ngarkim direkt mirëmbajtjen dhe zhvillimin e godinave kulturore, Ministria e Kulturës, nuk pati asnjë reagim në mbështetje ose jo të shembjes së objektit, sipas raportit të publikuar nga Qëndresa Qytetare.

Raporti i hartuar nga Erisa Kryeziu ka vënë në dukje refuzimin për të mbajtur pozita të caktuara në debatet publike të Ministrisë së Kulturës ,për çështje që i përkasin aspektit dhe trashëgimisë kulturore.

 

Si komunikoi Ministria e Kulturës këto 3 muaj me qytetarët? Kur reagoi Ministria pas shembjes së dy kolonave në Apoloni?…

Posted by Qëndresa Qytetare on Tuesday, September 8, 2020

Rast tjetër flagrant është reagimi dy muaj me vonesë nga ana e Ministrisë së Kulturës lidhur me dëmtimin e dy kolonave të lashta të Fontanës Monumentale të Apolonisë. Ministria e Kulturës reagoi vetëm më 15 qershor 2020, si kundërpërgjigje ndaj reagimeve publike për fshehje të ngjarjes.

Ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 11.04.2020 në orën 10 të mëngjesit, ndërsa procesverbali/relacioni mbi dëmin e konstatuar është kryer dy ditë me vonesë, përkatësisht më datë 13.04.2020.

“Ministrja në vend të Ministrisë”

Nga monitorimi tre mujor i fluksi i postimeve në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në rrjetin social Facebook përmban 110 postime që kanë si burim informacioni faqen personale të Ministres së kulturës Elva Margariti dhe vetëm 12 postime janë të vetë ministrisë.

Raporti konstaton se kjo është një strategji dominuese e qeverisë aktuale, pasi ekziston e njëjta formë komunikimi është edhe për ministritë e tjera, ku faqet zyrtare thjesht shpërndajnë informacionin e publikuar së hershmi në faqet personale të drejtuesve.

Ndërkohë faqja zyrtare web e Minsitrisë së Kulturës ka shpërndarë gjatë kësaj periudhe 3 mujore vetëm 18 postime me informacione, ndër këto vetëm 1 deklaratë për median. Sipas vëzhgimit, nëse nuk je një nga 22 mijë ndjekësit e faqes së Ministrisë në rrjetin social Facebook, nuk ke asnjë mënyrë tjetër informimi rreth veprimtarisë së Ministrisë së Kulturës.

E drejta qytetare për informim ushtohet nëpërmjet ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ligj i cili nuk është lehtësisht i aksesueshëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.  Ka disa kategori të cilat vihen në dispozicion të qytetarëve pa nevojën për kërkesë të posaçme për informacion. Për të parë respektimin e këtij neni, nga monitorimi rezulton se:

  • Të dhënat për arsimin, pagat dhe funksionet që mbartin zyrtarët e Ministrisë së Kulturës janë të paraqitura në faqe, por datojnë që në periudhën kur në krye të ministrisë ishte Mirela Kumbaro.
  • Ka të dhëna për ndarjet e drejtorive dhe personat udhëheqës të tyre, por nuk janë të rifreskuara dhe në disa prej tyre mungojnë emrat e drejtuesve të drejtorive.
  • Buxheti i Ministrisë në programin e transparencës është publik deri në vitin 2017.
  • Edhe sa u përket raporteve të auditimit të brendshëm, më i fundit daton ai i vitit 2017.

Ndërsa raportohet se gjatë muajit mars 2020 ajo ç’ka vihet re më së shumti në faqen e Ministrisë së Kulturës është shpërndarja e çdo postimi të Kryeministrit Rama në lidhje me virusin COVID-19. Rreth 110 postime vetëm gjatë muajit Mars, të pazakonta për nga numri, marrë parasysh që në muajt e tjerë numrat e postimeve variojnë nga 40-50 postime gjithsej.

Ky vëzhgim mbyllet me faktin se informacioni i njëjtë me institucionet e tjera i shpërndarë në faqen zyrtare të Ministrisë, ka qenë veçse zgjatim i informacionit të shpërndarë në faqen e Kryeministrit Rama, duke e njëtrajtësuar atë, duke e shumëfishuar dhe duke unifikuar natyrën e institucioneve shtetërore njësh me atë të Kryeministrit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *