Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protesta e Ballshit do të zhvendoset në Tiranë; Naftëtarët kërkojnë zgjidhje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ne kërkojmë zgjidhje, është një apel i bërë prej ditësh ndaj ministres dhe kërkojmë që të na kthejnë përgjigje nesër. Zonja përfaqëson institucionin e duhur nga ne jemi varur direkt deri dje. Është ajo autoriteti që e quajmë rregullatori i gjithë punës sonë. Asnjë reagim nga ministria deri tani”,  shprehet, Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar për Citizens Channel.

Nesër në orën 11:00, naftëtarët e Ballshit kanë lajmëruar zhvendosjen e protestës së tyre disa ditore pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës në Tiranë.

Deri më tani naftëtarët janë organizuar në protestë në qytetin e Ballshit, pranë rafinerisë prej nga kanë kërkuar rifillimin e punës dhe marrjen e pagave të prapambetura, por kundrejt kërkesave të tyre nuk ka pasur asnjë reagim qoftë nga ministria përgjegjëse apo kompania “ALLUM” e vendosur së fundmi në këtë rafineri.

Ne kemi punë ditësh që nuk kemi kontakte me kompaninë. U arrit një marrëveshje edhe pse ishte në dëmin tonë, u arrit një marrëveshje që ne pranuam të bënim kontrata individuale dhe kundrejt një pagese minimale me qëllim të jepnim frymëmarrje kushdo qoftë që ta paktën të rindizte rafinerinë nga e para. Nuk u treguan seriozë”, – shprehet Dautaj, i pyetur për vijimësinë e kontratave të nënshkruar gjatë muajit shtator me kompaninë “ALLUM”.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar,

Prej vitesh tashmë, situata e në rafinerinë e Ballshit nuk është e qëndrueshme, për shkak të ndërrimit të vazhdueshme të kompanive që e marrin në ngarkim, duke e kthyer këtë problematikë jo më mes naftëtarëve dhe kompanisë së ardhur rishtazi, por në një problem institucional.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar sqaron se ky proces i ndërrimit të kompanive dhe mos qëndrueshmëria e vendit të punës i ka lodhur naftëtarët, prandaj edhe protesta para Ministrisë ditën e nesërme duhet të sjellë jo vetëm reagim të Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe një zgjidhje konkrete.

Unë e kam ofruar dy herë zgjidhjen në emër të të gjithë punëtorëve. Në qoftë se kjo rafineri nuk ka të ardhme le të mbyllet. Të na kthejnë ne të gjithë çfarë thotë ligji asgjë më tjetër, nuk kërkojmë lëmoshë ne. Çfarë kemi fituar nga gjyqi, të gjithë pagat tona. Le ta mbyllin rafinerinë, ose përndryshe të sjellin njeriun e duhur që të marri përsipër punën”,-përfundoi Dautaj.

Protestat në Ballsh: Procedohen penalisht 8 persona

E premtja e javës që shkoi, 11 shtator 2020, ishte edhe dita e fundit e përmbylljes së marrëveshjes sipas të cilës do të përfundonte nënshkrimi i kontratave dhe do të riniste puna. Të hënën naftëtarët u nisën për të punuar, mirëpo ata treguan për Citizens Channel se jo vetëm që nuk nisën punë, por kompania shkëputi çdo edhe kontaktet me ta.

Naftëtarët e mbledhur para rafinerisë u përballen me forca të shtuara të policisë, duke krijuar edhe përplasje. Policia përdori spraj me piper për të zmbrapsur turmën ndërsa mbetën të lënduar 7 naftëtarë.

Gjatë pasdites 15 persona u shoqëruan në polici, për t’u liruar më pas, ndërsa 8 prej tyre u proceduan penalisht.

Ndërsa në Ballsh vijonin tensionet mes naftëtarëve dhe policisë, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrasrtrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku zhvilluan një takim me presidentin e Azerbajxhanit. Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Kryeministri njoftoi se ishte diskutuar edhe çështja e rafinerisë së Ballshit, me përfshirjen së fundmi të një kompanie azere.

Shitje-blerjet e kompanive që kanë lëvruar pasuritë e rafinerisë së Ballshit 

Një analizë e revistës Monitor , tregon historikun e larmishëm të kompanive që kanë zhvilluar aktivitet në rafinerinë e Ballshit.

Fillimisht, në vitin 2013, kompania Armo në pronësi të Rezart Taçit, u shit te Heaney Assets, për shkak të borxheve që kishte. Heaney Assets dështoi brenda vitit, dhe një vit më pas ish-drejtori i përgjithshëm i saj, Xhihangir Haxhijev u arrestua për mashtrim me kreditë, ku përfshihej edhe kredia nga e cila Rezart Taçi bleu ARMO-n.

Rafineria e Ballshit u mor më pas nga një bankë private, dhe një vit më vonë, në 2015 me ndërhyrjen e Qeverisë, banka ia shiti rafinerinë një kompanie në pronësi të biznesmenit shqiptar Besnik Sulaj, i cili dështoi të paguante shumën e rënë dakord me bankën, ndaj banka e mori rafinerinë mbrapsht.

Në 2017, rafineria u shit tek kompania “Allum Enterprises Limited”, e regjistruar në Britaninë e Madhe. Kjo kompani e dha me qira tek Tosk Energji dhe Byllis Energji.

Në vitin 2019 kompania “Tosk Energji” hyri në kolaps financiar dhe që prej nëntorit të 2019 puna në rafineri është ndalur.

Tashmë kompania “Allum Enterprises” vendosi të operojë vetë në rafinerinë e Ballshit. Edhe pse puna duhej të rifillonte brenda muajit qershor sipas njoftimit nga ministrja Balluku në maj të vitit 2020, e cila mblodhi në një tryezë të përbashkët taks forcën e ngritur për naftën. Por deri më tani, nuk ka asnjë dritë jeshile për rifillimin e procesit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *