Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagime: Ndërkombëtarët paralajmërojnë edhe një herë qeverinë shqiptare për paketën “Anti-Shpifje”

Planet e shumicës socialiste për të kaluar ligjet e shumë debatuara të paketës “Anti-Shpifje” përmes një procedure të nxituar u përballën me reagime të ashpra nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Reagimet vijnë pas deklaratave të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare ku u bë e qartë kundërshtia për lajmin e marrë në rrugë jo zyrtare, se Kuvendi pritet të dërgojë për miratim dy projektligjet pa reflektuar opinionet e Komisionit të Venecias.

“Çdo ndryshim në draftin e ligjit “antishpifje” duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për këtë çështje”,- u shpreh dje Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadori i BE inkurajoi autoritetet shqiptare të konsultohen me organizatat e medias dhe shoqërisë civile duke marrë parasysh edhe reagimet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të medias.

Any amendments to the draft #antidefamation law should be in line with the recommendations made by the @VeniceComm (VC) on the matter. The #Albanian🇦🇱 authorities have committed to continue working on this law to address all the issues outlined in the VC Opinion. We take..1/3

— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) September 17, 2020

Menjëherë pas reagimit të ambasadorit Soreca, me tone mjaft shqetësuese u shpreh edhe raportuesi i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach. 

Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet të urdhërojë mediat të heqin lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Eshtë e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të termave të saj të gjera ”,-tha raportuesi përmes një deklarate të bërë publike në faqen e Asamblesë Parlamentare.

Stefan Schennach, raportuesi përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 Qershorit 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt frikësues “, duke shtypur diskutimin e lirë dhe të folurin politik në sektorin e internetit në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i amendimeve ligjore, nëse nuk rishikohet, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medias online”,- shtoi Schennach.

Raportuesi në përfundim të komunikimit të tij nxit parlamentin e Shqipërisë të heqë dorë nga propozimi aktual dhe të rinisë sërish procesin.

Ambasadoret e Suedisë dhe Holandës reagojnë për projektligjet “antishpifje”

Mbështetje për lirinë e shprehjes në platformat online kanë shprehur edhe ambasadorja e Suedisë dhe ambasadorja e Holandës.

Media e fortë dhe e pavarur është thelbësore për një demokraci“,- u shpreh Elsa Hastad, ambasadorja e Suedisë, ndërsa ka shpërndarë qëndrimin e mbajtur për këtë çeshtje nga ambasadori Luigi Soreca.

Strong and independent media is crucial for a democracy. Albania 🇦🇱 for 🇪🇺. https://t.co/10vC1ILgJh

— Elsa Håstad (@EHstad) September 17, 2020

Në të njëjtën formë reagoi edhe ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes.

Media e pavarur dhe shoqëria e fortë civile janë elemente thelbësore të një demokracie të shëndetshme”, -theksoi ajo, përmbi qëndrimin e ambasadorit Soreca.

Independent media and strong civil society are essential elements of a healthy democracy https://t.co/bvuAwmVCwW

— Guusje Korthals Altes (@guusjeka) September 17, 2020

15 organizata mediatike shqiptare dolën javën e kaluar me një qëndrim të përbashkët, ku i kërkuan qeverisë shqiptare të mos e kalojë projektligjin për mediat online pa reflektuar në të rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Komisioni sugjeroi rishikimin e pikave, të cilat i veshin organeve administrative si Autoritetit i Medias Audivizive dhe Këshilli i Ankesave, fuqi dhe kompetenca ekzekutive edhe pse janë qartazi organe të kontrolluara nga qarqet partiake.

Një tjetër vërejtje e Komisionit të Venecias janë gjobat dhe e drejta për të hequr materialin nga interneti. Sipas Komisionit gjobat janë jo proporcionale duke e krahasuar me gjendjen financiare të medias.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *