Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rreth 31 mijë shqiptarë aplikuan për azil në 20 muajt e fundit, 78% e tyre janë të rinj

30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020, sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat, përpunuar nga Monitor.

Ajo çka është më shqetësuese është fakti se pjesa më e madhe e aplikimeve është kryer nga të rinjtë, në një numër prej 23,8 mijë persona ose 78% e totalit të aplikimeve. Mes tyre 15.3 mijë persona janë të moshës 18-34 vjec.  6.050 mijë i përkasin grupmoshës35-64 vjeç dhe shumë më pak janë mbi 65 vjeç(260 persona).

Një shifër të konsiderueshme zënë edhe aplikimet për azil nga minorenët deri në 17 vjeç, me 6,895 aplikime përgjatë periudhës janar 2019-gusht 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat, destinacioni më i preferuar i azilkërkuesve shqiptarë është Franca, me  40% të aplikimeve.  Shteti i dytë më i preferuar është Mbretëria e Bashkuar, me 18.4% të aplikimeve, ndjekur më pas nga Greqia me 1.7% të aplikimeve dhe nga Gjermania, më pas Italia me 6% të aplikimeve.

Referuar kërkesave për azil të kryera nga minorenët nën 14 vjeç, vendi drejt të cilit ka më shumë aplikime nga kjo kategori e popullsisë mbetet sërish Franca me 50% të gjithë kërkesave për azil. Ndjekur më pas nga Gjermania me 1,145 aplikime, Greqia me 695 aplikime, Mbretëria e Bashkuar me 525 aplikime dhe Italia me 310 aplikime.

Meshkujt përbëjnë rreth 60 % e aplikimeve për azil në vendet e BE-së.

Shqipëria drejt mpakjes 

Një publikim i mëhershëm i Eurostat, tregon se Shqipëria ka një ulje të numrit të popullsisë, e reflektuar kjo më së shumti në qytetet si Gjirokastra, Dibra, Berati dhe Kukësi. Raporti thekson se rënia e popullsisë ka qenë me më shumë se 20 për 1000 banorë në vitin 2017.

Revista “The Economist” përmes një artikulli ku analizonte popullsinë në Ballkan vuri në pah se popullsia e Shqipërisë do të ulet me 26% deri në vitin 2050. Arsyet e lëvizjes së qytetarëve sipas raportit të Eurostat nuk janë veçse ato emigruese në vende të tjera, por edhe lëvizja e tyre brenda të njëjtin vend.

Sipas Instat popullsia e Shqipërisë në janar të vitit 2020 ka arritur në 2.85 milion banorë, e cila në krahasim me një vit më parë shënon një rënie prej 0.6%.Mosha mesatare e popullsisë rezulton 37.2 vjeç nga 36.7 që ishte një vit më herët.

Burimi: Instat

Një rënie ka pësuar edhe lindjet.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë”, – thuhet në raport.

Në ndryshim me numrin e lindjeve, numri i vdekjeve në 2019 ka pësuar një rritje prej 0.6% krahasuar me një vit më parë, me një numër total prej 21.937 personash.

Vetëm dy qarqe pësuan rritje të popullsisë sipas shifrave të 1 janarit të vitit 2020. Tirana me një rritje prej 1.2% të popullsisë dhe Durrësi me një rritje prej 0.2%.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *