Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Masat kundër COVID-19; Ndalohen grumbullimet partiake, ceremonitë dhe çdo aktivitet me mbi 10 persona

Ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake si dhe ndalimi i konferencave, ceremonive festive dhe mortore ishin vendimet e marra sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ndërsa në Shqipëri u shënua shifra më e lartë e infektimeve me 694 raste të reja.

Këto masa shtesë janë marrë së fundmi për shkak të shtimit të personave të prekur me COVID-19 dhe situatës në spitale.

Sipas Albana Ficos, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik në daljen e sotme njofti se: “Nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Albana Fico, Instituti i Shëndetit Publik

Komiteti Teknik i ekspertëve pasi ka analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra kemi vendosur: Të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura; Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet; Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festive apo martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”. 

E pyetur nga gazetarët e pranishëm se si do të funksionojë shërbimi urban teksa nuk lejohen më shumë se 10 persona, Fico tha se primare është shëndeti pa dhënë një përgjigje konkrete.

“Ne punojmë nga afër autoriteteve lokale që të mundësojmë këto problematike që derivojnë nga shëndeti, kështu që jam e sigurt që të respektohet një vendim, i cili në krye të herës vendos fjalën shëndet”,– u shpreh Fico.

Sa i përket situatës në shkolla, Komiteti Teknik nuk ka vendosur mbylljen e tyre, duke e konsideruar si një proces që do të monitorohet vazhdimisht.

Në vlerësimin që ne i kemi bërë situatës në shkolla, ne kemi vlerësuar që nga hapja e shkollës deri më sot që janë rreth 8 javë me një incident prej 2% te fëmijët, me të gjitha mekanizmat për të zëvendësuar menjëherë mësuesit, për të ndërmarrë menjëherë higjienizimin e shkollës ne kemi vijuar me hapjen e shkollës. Pse? Sepse nuk ka qenë vendimmarrje e lehtë, por e para njohuritë, shëndeti, shkollimi, shëndeti mendor nga ana tjetër, karakteristikat epidemiologjike të grupimeve sic janë fëmijët na e kanë lejuar këtë gjë.”

Masat e deritanishme mund të ndryshojnë në varësi të situatës sipas përfaqësuesve të Komitetit. Ndërsa elementi që do të çonte në masa më drastike do të ishte ezaurimi i kapaciteteve spitalore.

Deri më tani sipas drejtores së Instituti të Shëndetit Publik, në tre spitalet COVID janë shtruar 406 paciente.

Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve COVID. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacienteve në kujdes intensive”, deklaroi Albana Fico. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *