Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si shpenzohen paratë e Universiteteve? Vetëm 0.1% e buxhetit shkon për kërkim shkencor

Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 bëri që universitetet të shkëpusnin mësimin apo ta transferonin online. Megjithatë, shpenzimet që universitetet publike në vend kanë kryer përgjatë vitit akademik 2019-2020 janë të konsiderueshme dhe të shpërndara më së shumti në shërbime plotësuese se sa kërkime shkencore dhe botime.

Një raport i publikuar nga organizata “Qëndresa Qytetare”, që ka monitoruar shpenzimet përgjatë këtij viti akademik, rezulton se 6 universitetet publike në Shqipëri kanë shpenzuar në total 32 milion euro.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Sipas raportit, vetëm për ruajtjen e godinave të 6 universiteteve janë shpenzuar 1.7 milion euro, ndërsa për pajisje zyre dhe orendi janë shpenzuar në total 652 mijë euro.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Shpërblimet dhe honorarët për stafin akademik përllogariten në 2.5 milion euro, ndërsa dietat dhe udhëtimet arrijnë në 250 mijë euro.

Përpos shpenzimeve për infrastrukturë, dieta dhe siguri godinash, pjesa kërkimore shkencore dhe botimet zënë një hapësirë shumë të vogël në shpenzimet e universiteteve, dhe në pjesën më të madhe shpenzimet në këtë drejtim janë zero.

Nëse do të shohim shpenzimet për secilin universitet vihet re se Universiteti i Tiranës mban flamurin si institucioni akademik shpenzimet më të mëdha, (19 Milion euro), përgjatë vitit 2019-2020, ndjekur më pas nga Universiteti Politeknik i Tiranës (8.8 Milion euro) dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu (7,2 Milion euro).

Të gjashtë universitetet e marra në monitorim kanë shpenzuar 850 000 euro për mirëmbajtje rrjetesh dhe pajisje informatike. Megjithatë, sipas Qëndresës Qytetare, nga një anketim i kryer me 400 studentë, vetëm 6% e studentëve deklarojnë se i përdorin shpesh pajisjet informatike të universitetit. 60% e tyre nuk i kanë përdorur asnjëherë dhe 34% e studentëve shprehen se i kanë përdorur vetëm disa herë këto pajisje.

Parë në hollësi, Universiteti i Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë lek në studime dhe kërkime, ndërsa për libra dhe publikime të tjera llogarit 134 mijë euro shpenzime. Sa i përket shpenzimeve për internent dhe telefon numërohen 37 mijë euro, ndërsa shpenzimet për zyrat dhe orenditë arrijnë shifrën 413 mijë euro. Paralelisht me vrojtimin e transparencës  së universiteteve sondazhi tregon se 95% e studentëve printojnë në kancelaritë pranë universitetit me paratë e tyre, ndërsa për digjitalizimin e shërbimeve administrative ndaj studentëve dhe ribursimin e paketave të internetit nuk ka pasur asnjë investim.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Universiteti i Tiranës mban vendin e parë në shpenzimet që ka kryer për rikonstruksion dhe mirëmbatjej të ndërtesave, teksa vetëm mirëmbajtja e çatisë se rektoratit të UT-së ka kushtuar 111 mijë euro.

Universiteti Politeknik i Tiranës bie në sy për shpenzimin prej 4 mijë euro për goma dhe bateri makine. Ndryshe nga Universiteti i Tiranës, ai Politeknik ka një qasje më pozitive ndaj studimeve dhe kërkimeve shkencore, duke shpenzuar 33 mijë euro për kërkime dhe 18 mijë euro për libra dhe publikime. Shifrën më të lartë të zërave të shpenzimeve e zënë shpenzimet për personelin, me 5.2 milion euro.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në krye të shpenzimeve mban ato për personelin me 3 milion euro, ndjekur nga 401 mijë euro për sigurinë e godinës dhe 67 mijë euro për shpenzime gjyqësore. Karakteristikë e këtij universiteti në aspektin e shpenzimeve është pagesa 48 mijë euro për ujin e pijshëm.

Burimi: Qëndresa Qytetare

37 mijë euro për bojë printeri është shpenzimi i vitit për Universitetit “Fan Noli”, Korçë. Nga 2.5 milion euro shpenzime në total që ka ky universitet, 1,7 milion euro shkojnë për shpenzime personeli, ndjekur nga 158 mijë euro për sigurinë e godinës dhe 17 mijë euro për dieta dhe udhëtime

Burimi: Qëndresa Qytetare

1 milion euro më tepër se Universiteti “Fan Noli” ka shpenzuar për personelin Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ndërsa si shpenzim i konsideruar “i vitit” janë 290 mijë eurot e kaluar si shtesë page për vështirësi dhe rreziqe për personelin.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *