Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Arti i të shtypurit në urbanet e Tiranës”

Problematikat e shumta të transportit urban janë paraqitur vizualisht ndërmjet fotove në nismën “Artivizëm”, e cila ka si synim përmirësimin e këtij shërbimi për qytetarët.

25 të rinj punuan në terren për ekspozitën “Arti i të shtypurit në urban”, një organizim i qendrës Steps mbështetur nga “Lëviz Albania”

Përgjatë periudhës Korrik – Tetor 2020, grupi i vullnetarëve realizoi studimin “Niveli i kënaqësisë së qytetarëve mbi cilësinë e transportit publik në Tiranë” si dhe monitoroi kushtet e ofrimit të këtij shërbimi në terren.

Të dhënat e studimit u bazuan në monitorimin e pesë linjave kryesore të transportit publik në Tiranë (Linja e Unazës, Tirana e Re, Yzberisht, Kombinat-Kinostudio dhe Porcelan).

Kampioni i përfshirë në këtë studim përbëhet nga 1020 pjesëmarrës. Nga rezultatet e mbledhura tregojnë se 47.3% e pjesëmarrësve e përdorin transportin çdo ditë; 26.2% e tyre e përdorin 2-3 herë në javë; dhe pjesa tjetër më rrallë se një herë në javë.

Higjena dhe mbipopullimi gjatë Covid-19

Klarita Ceka

“Mbresa më e madhe që kam arritur të fotografoj është pjesa e mbipopullimit. Njerëzit çdo ditë le të themi që shtypen jo vetëm figurativisht, por në të vërtetë”, – shprehet Klarita Ceka, koordinatorja e vullnetarëve të grupit “Artivizëm”.

Grejd Hyska, vullnetare në terren, tregon se higjiena dhe distanca personale janë ndër pikat kyçe të ruajtjes nga infektimi dhe përhapjes së virusit gjatë kësaj periudhe pandemie.

“Ndër problematikat kryesore që unë kam hasur së bashku me grupin tim kanë qenë mosruajtja e distancës, higjiena mjaft e dobët,  jo vetëm e autobusit por edhe e punonjësve të tij, gjithashtu dhe konfliktet dhe një komunikim jo i rregullt i punonjësve të autobusit me pasagjerët”,- thotë Hyska.

Siguria e transportit publik

Referuar sondazhit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në këtë studim (82.4%) kanë raportuar një nivel të ulët të sigurisë gjatë udhëtimit në urban dhe vetëm një përqindje shumë e vogël (1.7%) raporton se ndihen të sigurtë kur udhëtojnë me mjetet e transportit publik në Tiranë.

Elisa Bano

Elisa Bano, një përfaqësuese tjetër e Qendrës Steps shprehet për Citizens Channel se duke qenë se transporti urban është një faktor që prek drejtpërdrejtë cilësinë e jetës të secilit nga ne.

“Tek vajzat është konstatuar një pasiguri me e lartë sesa te djemtë dhe burrat”, – shpjegon Bano.

Aksesueshmëria

Suela Lala, drejtuese e Fondacionit “Së Bashku” në fjalën e mbajtur gjatë eventit prezantues të projektit u shpreh se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për një hapësirë të caktuar për të qëndruar në urban.

Suela Lala

“Problematikë është çështja e rampave, pasi nuk është e disponueshme në çdo linjë”,- citon Lala.

Por në studim aksueshmëria e vështirë është lidhur dhe me grupime të tjera të popullsisë si mosha e tretë, nëna shtatzëne etj.

Reagimi Institucional

Përballë problematikave të ngritura qendra Steps ftoi përfaqësues nga Bashkia e Tiranës për t’u përgjigjur ndaj gjetjeve të studimit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Thoma Qirushi, nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Pavarësisht shpjegimeve të tij, shumë qytetarë u revoltuan gjatë diskutimit duke shprehur pakënaqësi të shumta nga eksperiencat personale në transportin urban.

Lorela Musta

“Ajo që ne presim është që të kemi një pushtet vendor më të përgjegjshëm dhe më tepër llogaridhënës për të përmirësuar këtë shërbim”, – përfundon Lorela Musta, drejtuesja e qendrës Steps.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *