Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes padit gazetarët dhe mediat pas publikimit të një artikulli denoncues

Belioza Çoku, Shefja e Kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka hedhur në gjyq gazetaren Juli Ristani, e cila ka publikuar fillimisht në gazetën Shqip një shkrim investigues rreth procedurës për fitimin e bursave për mjekësi ushtarakë në Greqi, të ofruar nga NATO.

Dy media, Gazeta Shqip dhe Bold News, të cilat publikuar matierialin janë paditur po ashtu.

Padia/ Foto: Unioni i Gazetareve Shqiptarë

Artikulli investigues paraqet të faktuar listën fillestare ku studenti Aldo Graceni shpallet fitues i bursës së plotë në degën Mjekësi në Greqi, me një total prej 90.86 pikësh. Më pas, rendi ndryshohet dhe fitues i bursës shpallet një tjetër konkurrent, me 14 pikë më pak se Graceni.

Babai i Aldo Gracenit denoncoi Shefen e Kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes duke deklaruar se Belioza Çoku e ka kontaktuar atë në orë të vona të natës dhe e ka kërcënuar se do t’i procedojë penalisht për nxjerrjen e listës së fituesve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) e ka quajtur padinë e bërë nga pala e Ministrisë së Mbrojtjes si akt intimidues dhe presion mbi raportimin e lirë të gazetarëve.

UGSH e denoncon këtë padi si një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë, ndaj pengesave dhe vështirësive për respektimin e ligjit për të drejtën për informim dhe cungimit të transparencës publike prej administratës publike, përfshi edhe atë të Mbrojtjes”, u shprehën ata në një deklaratë për shtyp.

Procesi i marrjes së informacionit nga institucionet, thekson Unioni i Gazetarëve, është hasur në stërkëmbës, deri në presione të hapura nga gazetares Ristani.

Ndërkohë që përgjatë procesit të mbledhjes të të dhënave dhe prononcimeve zyrtare, gazetares i janë dashur gati tre muaj pritje dhe durim, ç’ka bie ndesh me afatet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar”.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj…

Posted by Unioni i Gazetareve Shqiptare on Tuesday, 1 December 2020

Në këtë padi është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, për të hetuar si rrodhi dokumenti i publikuar në artikull.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *