Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Anketimi: 79% e studentëve shqiptarë synojnë të emigrojnë jashtë vendit

Sipas rezultateve të një ankete me 1650 studentë, nga ekspertët e çështjeve demografike, Ilir Gëdeshi dhe Russell King, 79% e të rinjve (mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit.

“Dëshiroja ta vazhdoja masterin në Itali, por ishte e pamundur edhe nga kushtet e pandemisë”, shprehet për Citizens Channel Paula Osmanaj, e cilla po ndjek studimet në master shkencor, viti i parë për administrim financiar në Univeristetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Sipas të dhënave të anketës tregojnë se 7% e emigrantëve potencialë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.

Studentët e mjekësisë, të parët në listë për të emigruar

Synimi për të emigruar është më i lartë te disa grupe studentësh në fusha të caktuara, si ata të mjekësisë (91.5 %) infermierisë (83 %), informatikës (84.4 %), inxhinierisë (79.2 %) dhe arkitekturës, çka shpjegohet me mundësitë më të mëdha të punësimit në vendin e dëshiruar të emigrimit.

“Ne diplomojmë në degët e eksportit si mami, infermieri mijëra studentë në vit dhe dëshira për të ikur tashmë është një fakt i pashmangshëm dhe s’ka nevojë për më shumë sondazhe”, shprehet Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Rigels Xhemollari

Ai sugjeron si zgjidhje reflektimin e klasës politike për të hartuar politika, për të investuar buxhet dhe për të krijuar strategji për mbajtjen e intelektualëve në Shqipëri.

Sipas “Monitor”,  një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13 % e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë.

Emigrimi si qëllim, kundrejt çfarëdolloj kompromisi

Paula Osmanaj

“Si pjesa më e madhe e të rinjve, me mundësinë e parë që do më jepej, do emigroja, kudo qoftë, edhe në vendin më të afërt, vetëm këtu jo”, tregon 23 vjeçarja Osmanaj.

Aktualisht e reja punon në një call center për të përballuar shpenzimet mujore dhe është shumë e paqartë për të ardhmen profesionale pas mbylljes së ciklit të studimeve.

“Nuk kemi asnjë mbështetje ose orientim nga universiteti në lidhje me tregun e punës dhe të gjithë e dimë sa e vështirë është të gjesh punë në profesion. Por edhe sikur kjo të ndodh do paguhem po aq sa marr tani në call center”, përfundon Paula.

Rigels Xhemollari paralelizon periudhat e emigracionit dhe kujton se në vitet 1990 – 2000 ka qënë një formë emigrimi e cila synonte të rriste njohuritë e studentëve për tu rritur në karrierë brenda vendit.

“Sot studentët nuk emigrojnë për të ndjekur studimet në grada më të larta po për të gjetur një vend pune qoftë edhe jashtë profesionit të tyre në Evropë” citon ai për Citizens Channnel.

Një studim tjetër studim i realizuar nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, tregon se 52% e shqiptarëve dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria, krahasuar me vitin 2007 kjo shifër njihte një rritje prej 7%.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *