Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Fushatë elektorale në shkolla; Përfaqësuesit e partive kallëzohen për shkelje të Kodit Zgjedhor

Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, janë shtuar takimet dhe organizimet e përfaqësuesve të partive kryesore politike. Një pjesë e tyre janë zhvilluar pranë ambienteve shkollore, duke shkelur kështu nenin 91 të Kodit Zgjedhor, i cili nuk lejon përdorimin e ambienteve shkollore, nxënësve apo mësuesve për qëllime elektorale.

Pak ditë më parë deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea ishte në gjimnazin “Abdullah Keta”, ku diskutoi me nxënës dhe mësues problematikat e shkollës dhe adresimin e tyre.

Fill pas postimit në rrjetin social Facebook të fotove nga deputetja Gjebrea, organizata Qëndresa Qytetare dërgoi një kallëzim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Qëndresës Qytetare administrave po shkel ligjin duke bërë politikë dhe propagandë në shkolla.

“Gjebrea, e cila deklaron se u ka premtuar nxenesve se forca politike qe ajo perfaqeson do te permiresoje kushtet e tyre, ku shihet qartë shkelja e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ”, -thuhet në komunikimin e Qëndresës Qytetare.

Qëndresa Qytetare kallzon në KQZ deputeten Elona Gjebrea.

📢 Administrata po shkel ligjin, do te përgatitim dosjen për…

Posted by Qëndresa Qytetare on Friday, 29 January 2021

Neni 91 i Kodit Zgjedhor përcakton se ndalohet përdorimi i burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Në pikën 2 të tij shtjellohet se:

“Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore”.

Qëndresa Qytetare argumenton më tej se lejimi nga ana e drejtoreshës së shkollës të përdorimit të ambienteve shkollore është po ashtu i dënueshëm.

Drejtoresha e shkollës “Adullah Keta” Ardita Gjini, e cila ka lejuar përdorimin e ambienteve të shkollës, përdoimin e nxënësve dhe stafit në dispozicion të deputetes Gjebrea, ka konsumuar veprën penale të përodrimit të funksionit publik për veprimtari politike, vepër e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vite burg”.

Tek gjimnazi Abdulla Keta ne Shkoze, ne nje bisede me te rinj e te reja, se bashku me drejtoren e shkolles, znj….

Posted by Elona Gjebrea on Wednesday, 27 January 2021

Përdorimi i ambienteve shkollore për takime elektorale dhe grumbullimet e “jashtëligjshme” 

Ky nuk është rasti i parë që përfaqësues të partive politike shfrytëzojnë infrastrukturën shkollore për të kryer takime me karakter elektoral. Në 15 janar 2020, ishte deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, i cili ka shpërndarë libra në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame”, teksa mbante veshur një bluze me siglën e PS-së.

Fëmijët i duan librat❤️

#Njësia8- Me nxënësit & mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” zhvilluam bisedë mjaft…

Posted by Ervin Bushati on Friday, 15 January 2021

Ky rast është kallëzuar sërish nga Qëndresa Qytetare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa ka deklaruar se do ti drejtohen edhe prokurorisë.

“Ekipi i Qëndresës Qytetare do të faktojë dhe përgatisë një dosje me të gjitha rastet e shkeljeve ligjore duke përdorur shkollat dhe do ti drejtohet prokurorisë për të nisur hetimet për punonjësit e administratës të përfshirë në abuzime”.

Më 21 janar në një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve u mor vendimi që mësimi për universitetet të vijojë akoma online, me qëllim shmangien e grumbullimeve në auditore. Por duket se vendimi për të mos lejuar mbledhjen e më shumë se 10 vetave brenda në ambiente në mbyllura apo të hapura, nuk është respektuar nga partitë politike por edhe nga vetë përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në Durrës Partia Demokratike ka vijuar mbledhjet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2020, me praninë e më shumë se 50 personave në një sallë.

Drejtperdrejt nga Universiteti i Durresi 😀
🤦‍♂️ sorry se e ngaterrova nga PD e Durresit.

Universitetet prej 1 viti…

Posted by Rigels Xhemollari on Wednesday, 27 January 2021

Më 20 janar, vetë anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shfaq në një takim elektoral në Njësinë numër 1 në Tiranë, mes 15 personave të tjerë, pa respektuar distancën fizike. Edhe pas publikimit të kësaj fotoje nuk pati asnjë reagim nga anëtarja e Komitetit, Kacolli.

Mira Rakacolli ne mbledhjen e PS te njesia 1

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *