Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studimi: 1 në 3 policë është përfshirë në një situatë korruptive

Një në tre qytetarë dhe punonjës së policisë së shtetit janë përfshirë në raste korruptive, kryesisht në format e ryshfetit apo shkëmbimit të ndereve.

Këto janë perceptime të përftuara nga një anketim i 1100 qytetarëve dhe 250 përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të pyetur, 70% e tyre ndajnë shqetësimin se korrupsioni në Policinë e Shtetit është shumë i përhapur, madje tashmë është pjesë e sistemit, e përhapur në të gjitha strukturat dhe nivelet e saj.

Burimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

86.7% e të pyeturve u shprehën se kanë dëgjuar për korrupsionit policor në 12 muajt e fundit, ashtu sikurse edhe 72% e punonjësve të policisë që morën pjesë në këtë sondazh. Forma më e përhapur nga ku ishin informuar ishte televizioni, për 73% të publikut dhe 53% të punonjësve të policisë. Pjesa tjetër e të pyeturve ishin informuar nga miqtë dhe kolegët , po aq sa edhe nga mediat sociale.

Burimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Rreth 60% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se niveli i korrupsionit sipas strukturave të Policisë së Shtetit është shumë i përhapur dhe i përhapur seriozisht.

Ky perceptim vjen për strukturat si: Departamenti i Antidrogës dhe Trafiqeve, Policia Rrugore, Antikorrupsioni, Krimi Financiar, Policia e Kufirit dhe Migracionit, Hetimi i Krimit në Komisariate etj.

Struktura me nivelin më të ulët të korrupsionit sipas qytetarëve të pyetur është Patrulla e Përgjitshme.

Burimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Rezultat krejtësisht i ndryshëm për të njëjtën tematikë paraqitet nga punonjësit e policisë së pyetur. Pjesa më e madhe e të pyeturve, duke vijuar nga 30% deri në 44% mendojnë se korrupsioni në strukturat e tyre nuk ekziston ose ka pak raste të izoluara.

Sipas tyre nivel i korrupsionit problematik është në strukturat e policisë Rrugore, Policisë së Kufirit dhe Migracionit.

Burimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Vetëm 6% e individëve të anketuar janë shprehur se kanë denoncuar një akt korrupsioni nga një punonjës policie, ndërsa sipas studimit një në tre qytetarë që kishin pasur kontakt me policinë u ishte kërkuar ryshfet apo kishin ofruar ryshfet. 9% e të anketuarve deklarojnë se punonjësi i policisë nuk pranoi ta merrte ryshfetin.

Burimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Në një krahasim të korrupsionit të përjetuar përgjatë viteve 2014-2016-2020 vihet re se ka një tendencë në rritje në raportin e individëve që ofrojnë apo u kërkohet ryshfet. Teksa personat që ofrojnë ryshfet janë në numër më të madh krahasuar me rastet kur u kërkohet ryshfet.

Faktorët të cilët ndikojnë në rritjen e korrupsionit sipas raportit janë: pranimi i korrupsionit na shoqëria dhe policia, ndikimi i politikes, pagat e ulëta ose kushtet e këqija të punës për punonjësit e policisë dh faktorët që lidhen me kulturën institucionale.

Shfleto raportin e plotë Integriteti ne Polici

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *