Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Përgjime, kulla, pastrim parash; SPAK lajmëron nisjen e hetimeve

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot se ka nisur procedim penal pa autor për veprimtari kriminale dhe korrupsion, duke iu referuar përgjimeve të bëra publike disa ditë më parë rreth lejeve të ndërtimit në qendër të Tiranës.

Këto përgjime lidhin mafien italiane “Ndrangheta” me persona të afërt me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Kryeministrin Rama. Në audiot e publikuara në media përmendet edhe emri i Presidentit Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën për shtyp të SPAK.

Në vijim të deklaratës, pohohet se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, Arben Kraja është takuar me prokurorë italianë dhe shqiptarë që po hetojnë procedimet penale në shtetet përkatëse. Takimi u zhvillua në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros”, përfundon deklarata e SPAK.

Deklarata e SPAK vjen një ditë pasi ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci u shpreh për Euronews se do të ketë hetime rreth përgjimeve të bëra publike, pavarësisht se kush është i përfshirë në korrupsion.

Pas këtyre audiove, Nisma Thurje dorëzoi një padi në SPAK ndaj Kryetarit të Bashkisë, Veliaj.

“Vazhdojmë ende të besojmë se SPAK-u nuk do t’i marrë të gjitha ato investime, para që janë hedhur për drejtësinë e re, nuk do t’i marrë dhe të tregojë 1001 përralla”, – u shpreh drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani teksa dorëzuan padinë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *