Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorimi: Premtimet e pambajtura të qeverisë për arsimin dhe rininë

Teksa zgjedhjet e 25 prillit për qeverinë e rë të vendit po afrojnë, nevoja për të parë premtimet ndër vite dhe realizimin e tyre është gjithnjë e në rritje.

Qëndresa Qytetare, ka monitoruar premtimet e qeverisë në fushën e arsimit dhe rinisë nga viti 2013 deri më 2021, duke përfshirë edhe Paktin për Universitetin dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë.

Ajo çka vihet re nga monitorimi është se një pjesë e konsiderueshme e premtimeve të qeverisjes gjatë dy mandateve të fundit nuk janë mbajtur. Monitorimi tregon se vetëm dy nga nëntë premtimet e mandatit 2017-2021 janë realizuar.

Ndër ato premtime të pambajtura, monitorimi vë në dukje ndërtimin e 140 shkollave të reja për 40 000 nxënës.

“Sipas burimit të informacionit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga vitit 2017 deri në muajin shkurt 2021 janë ndërtuar vetëm 7 shkolla të reja”,-thuhet në raport-monitorim.

Sigurimi i ushqimit për nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit para universitar mbetet një premtim i pambajtur.

“Në muajin shkurt 2021 vetëm 5 shkolla në të gjtihë Shqipërinë sigurojnë ushqim për nxënësit, 3 prej tyre në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë”,-sqaron raporti.

Ngritja e 61 qendrave të punësimit dhe karrierës dhe çdo bashki të ketë të paktën 1 shkollë profesionale të specializuar në nevojat e tregut lokal, po ashtu është një premtim i pa mbajtur.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Përgjatë vitit 2013-2017 vendi ynë u udhëhoq nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nga 10 premtime në total për arsimin dhe rininë, vetëm katër prej tyre u realizuan, një premtim u realizua pjesërisht dhe pesë premtime nuk u mbajtën.

Koalicioni qeverisës PS-LSI sipas monitorimit nuk realizoi premtimin për të financuar arsimin publik në nivelin 5% të PBB. Në fund të mandatit qeverisës, financimi arriti vetëm 2.9% të prodhimit të brendshëm bruto.

Nuk u realizua po ashtu edhe premtimi për ngritjen e qendrave këshillimore për karrierën në shkollat e mesme, pasi sipas monitorimit nuk pati asnjë iniciativë për të ngritur qendra të tilla në gjimnaze.

Krijimi i një fondi të veçantë për rijetëzimit të organizatave rinore dhe ngritjen e Qendrave Rinore, krijimi i “Inkubatorëve të Biznesit Rinor” që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra si dhe nxitja e sistemit të kredive apo mikrokredive dhe lehtësirat fiskale për sipërmarrjen e të rinjve, janë mes të tjerash veçse premtime të pa realizuara sipas monitorimit të Qëndresës Qytetare.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Në ndarjen e kategorive të realizimit të premtimeve, përveç kategorisë “i mbajtur” dhe “i pa mbajtur” ka dhe një kategori të tretë që tregon realizimin e premtimeve pjesërisht.

Si një premtim të mbajtur pjesërisht për qeverisjen 2013-2017 është ai i mundësimit të transportit falas për çdo nxënës që i duhet të udhëtojë 20 minuta në këmbë për në shkollë. Sipas monitorimit, kjo iniciativë nuk u zbatua në të gjithë territorin e vendit, madje edhe në bashkitë ku u zbatua pati ankesa në lidhje me standardet, oraret dhe mohimin e këtij transporti për nxënësit që vinin nga familje të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Pakti për Universitetin: Vetëm dy premtime të mbajtura

Për shkak të protestës studentore në vitin 2018 dhe masivizimit të saj edhe në diskursin publik, qeveria shqiptare hartoi një “Pakt për Universitetin” ku shtroi disa premtime ndaj studentëve dhe të rinjve. Sipas monitorimit të Qëndresës Qytetare, vetëm dy premtime janë realizuar nga ky pakt: reduktimi i tarifave në masën 50% dhe dhënia e bursave për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë si dhe sigurimi i 1000 vendeve punë për studentët e ekselencës.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Nga dhjetë premtime që mbante pakti për Universitetin nuk u realizua krijimi i Fondit të Solidaritetit, kontrolli anti-plagjiaturë, ndërsa edhe pse u realizua portal U-Transaprenca dhe Biblioteka digjitale ato nuk patën efektivitetin e duhur te te rinjtë.

Plani i Veprimit për Rininë: Tetë nga dhjetë premtime të pambajtura

Sipas monitorimit, Plani i Veprimit për Rininë, me një kohëzgjatje prej 2015 deri më 2020 numëron më shumë premtime të pambajtura, tetë nga dhjetë premtime në total.

Portali i këshillimit të karrierës për të rinjtë, krijimi i Bordit Rinor Këshillimor në Ministrinë e Arsimit, Karta Rinore, paisja e klasave të arsimit para universitar me tableta janë disa nga premtimet e pambajtura.

Kujtojmë që për paisjen e klasave me tableta, Qeveria shpenzoi 3.5 milion euro në vitin 2014 , por kjo gjë nuk u realizua.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *