Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rivlerësimi i zonave të mbrojtura, ambientalistët druhen se parqet do të kthehen në kantiere ndërtimi

Një draft-vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit, në pritje për t’u miratuar, i ka shndërruar zonat e mbrojtura me ligj në Shqipëri në harta të copëzuara, duke hequr rreth 15.000 hektarë nga lista e territoreve që gëzojnë status mbrojtjeje në Shqipëri.

Kjo nismë është ndërmarrë në vitin 2019 nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, në kuadër të “Rishikimit të Rrjetit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Shqipëri” dhe është udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Që prej kohës së xhaxhit Enver nuk ka pasur ndonjëherë sulm më të rëndë ndaj sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri, sesa ky i sotmi”, – u shpreh Taulant Bino nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) i cili së bashku me përfaqësues të 11 organizatave të tjera mjedisore dhe profesorë të Fakultetit të Shkencave Natyrore kundërshtuan sot draft-vendimin në pritje të firmës së Kryeministrit Edi Rama.

Taulant Bino, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)

44 territore në Shqipëri që gëzojnë kategori të mbrojtjes nga “Park Kombëtar” deri tek “Peizazh i Mbrojtur” i janë nënshtruar një rishikim të kufijve.

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, pas rishikimit të kufijve, i janë hequr disa hektarë tokë nga harta, duke përfshirë dhe territorin ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës, projekt i cili ka hasur shumë kundërshtime nga organizatat mjedisore.

Po të shihni edhe nga hartat, qartazi njolla ku planifikohet të ndërtohet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë është hequr komplet nga harta. Natyra nuk ndal tek njolla që kanë bërë, por natyra është një dhe e vazhdueshme dhe kjo gjë praktikisht e shkatërron komplet zonën”, tha Aleksandër Trajçe nga organizata PPNEA.

Aleksandër Trajçe, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (PPNEA)

Aktivistët mjedisore dhe studiues i druhen faktin se copëzimi i zonave të mbrojtura do t’i hapë rrugë ndërtimeve të shumta që do të dëmtojnë mjedisin.

Tek njollat e bardha që nuk janë me statusin e Parkut do vërshojnë investitorët, qoftë me ndërtime të mëdha, resorte, qoftë me aktivitete industriale apo ça të duan. Pra, është bërë një politikë që të copëtohen parqet për të ndihmuar zhvillimin jo mjedisor, zhvillimin e ashpër, mu brenda parkut”, – tha për Citizens Channel ambientalisti Xhemal Mato nga organizata EkoLëvizje.

Xhemal Mato, EkoLëvizje

Copëtimi i habitatit është një nga arsyet kryesore që dëmton një zonë të mbrojtur. Gjithnjë parimi është që zonat e mbrojtura mbrohen si sisteme ekologjike, nuk mbrohen në mënyrë të copëtuar”, – u shpreh më tej profesori Aleko Miho.

Aleko Miho, Drejtues i Grupit të Botanikës pranë Departamentit të Biologjisë

Betejë ligjore për transparencë

Grupimet e organizatave mjedisore pohojnë se procesi i rivlerësimin ka qenë i ngutshëm dhe është zhvilluar pa pasur transparencën e duhur.

Ne e gjetëm të bërë faktin që ishte bërë një hartë. Dhe filluam para një viti, ekspertët thanë ça po bëhet? Po shkatërrojnë parqet, po ndryshohen kufijtë e parqeve, po del një hartë e cila nuk ishte transparente, ishte bërë pothuajse gati. Kur plasi debati atëherë ata u detyruan të na kërkojnë një lloj bashkëpunimi”, – shpjegoi Xhemal Mato.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shprehet se janë zhvilluar gjithsej 44 dëgjesa publike me grupet e interesit, ndërsa përfaqësuesit e organizatave e mohojnë këtë.

Ata shpjegojnë se janë njohur përmes rrugëve joformale rreth këtij rivlerësimi dhe kanë kërkuar një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit.

Dorian Matlija, avokat, sqaron se nuk janë kryer dëgjesa publike sikurse e përcakton ligji, por takime publike.

Ligji e përcakton qartë se çfarë konsiderohet dhe si organizohet një dëgjesë publike, duke nisur që nga fazat e hershme që është njoftim për dëgjesën e deri te organizimi dhe ndarja e informacionit për opinion”.

Dorjan Matlija, drejtor i qendrës “Respublika”

Përveç mungesës së transparencës, përfaqësues të organizatave mjedisore u shprehën se kritikat e tyre rreth hartave përfundimtare nuk janë reflektuar.

Pra, ne e kemi lënë procesin e komunikimit mes palëve në shkurt të 2020-tës dhe vijmë me këtë vendim që kundërshton çdo gjë që kemi bërë deri tani. Jo vetëm mungesë transparence por edhe tallje punën e të gjithë atyre që janë angazhuar në këtë proces”, – artikuloi Ermelinda Mahmutaj nga Qendra EDEN.

Ermelinda Mahmutaj, Qendra EDEN.

Në rast të miratimit të këtij draft-propozimi, avokat Dorian Matlija pohon se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

Në qoftë se nuk reflektohet nga Qeveria, ne na lind e drejta për të nisur një beteje ligjore e cila nis më  Gjykatën Administrative”.l

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *