Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vjetërimi i ofertës politike, 50 të rinj më pak në listat zgjedhore të 2021

Përfaqësimi i të rinjve në listat zgjedhore për zgjedhjet qendrore të 25 prillit 2021 është më i ulët krahasuar me listat në zgjedhjet qëndrore 2017. 50 kandidatë të rinj më pak renditen për zgjedhjet e 2021 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 ku numri i tyre ishte 104.

Sipas një monitorimi të kryer nga organizata Qëndresa Qytetare (QQ), në vitin 2021 garojnë 35 vajza dhe 19 djem të rinj me një moshë mesatare prej 26 vjeç. Në zgjedhjet e vitit 2017 kjo shifër ka qenë më e lartë, përkatësisht në 41 vajza dhe 63 djem me një moshë mesatare 25 vjeç. Kjo shifër lidhet me listat e tre partive politike: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Si kandidat të rinj, Qëndresa Qytetare ka konsideruar çdo person deri në moshën 29 vjeç.

Uljen e numrit të kandidatëve të rinj dhe pozicionimin e tyre në fund të listave zgjedhore, shihet me shqetësim nga Migen Qiraxhi, përfaqësues i QQ.

“Të rinjtë “janë” dhe “nuk janë” për partitë politike! Janë për të plotësuar listën, fundin e tyre, janë për të thënë shqiptarëve se partia jonë mbështet dhe është e të rinjve, janë për tu thënë të vjetërve se po ju spostojmë për të rinjtë se do rinovohemi. Por nuk janë aty të pozicionuar nga partia për të fituar, nuk janë aty se vizioni i tyre vlen dhe vlerësohet, nuk janë për tu ulur në karigen e kuvendit për të përfaqësuar sfidat e tyre“-shprehet Qiraxhi për Citizens Channel.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Sipas tij, mungon një model që kontribuon në ndërtimin e karrierës për të rinjtë brenda partive.

Ky është niveli ku ndodhemi në 30 vite partitë kanë dështuar të ndërtojnë një model karriere  ku të rinjtë kalojnë për tja dalë brenda partisë, shpesh herë këtë sistem kariere e shohim të deformohet nga të rinjtë e listës së kryetarit që pasi ja dalin të ulen në kuvend thjesht janë imitues kryetarësh apo nuk sjellin risi në politikë e kjo e fundit shkatron besimin e qytetarëve tek rinia dhe deformon perceptimin e tyre mbi aftësitë e rinjve për të drejtuar apo përfaqësuar vendin!”

Sipas monitorimit, vetëm 15 nga 153 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit janë të rinj. Mes tyre nëntë janë vajza dhe gjashtë djem. Ndërsa në pesë zona, nga 12 gjithsej, nuk ka përfaqësi nga kandidatët e rinj. Qarku që ka më shumë kandidat të rinj është Lezha, me tre nga nëntë kandidatë.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Partia Demokratike ka vetëm 5 kandidatë të rinj nga 153 kandidatë gjithsej. Tre prej të cilëve janë vajza. Shtatë nga 12 zonat zgjedhore nuk kanë asnjë kandidat të ri nga ana e Partisë Demokratike.

Ajo çka vihet re nga dy partitë kryesore është fakti se asnjë nga të rinjtë nuk është kandidat potencial për të fituar në një vendet në Kuvend, ndërsa në Partinë Demokratike ka vetëm një kandidate potenciale që garon në Qarkun e Durrësit.

Burimi: Qëndresa Qytetare

Numrin më të lartë të të rinjve në listat zgjedhore për vitin 2021 e mban Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. 34 nga 153 kandidatë të listës së saj janë të rinj nga 18-29 vjeç, prej të cilëve 21 janë vajza dhe 13 janë djem. E megjithatë krahasuar me vitin 2017 LSI ka sërish një rënie me 13 kandidatë të rinj më pak në lista. Vetëm në dy nga 12 zonat zgjedhore, kjo parti nuk ka asnjë përfaqësues të ri. Sa i përket kandidatëve potencialë për të fituar një vend në Kuvend, LSI ka tre kandidatë të mundshëm për të fituar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *