Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Përgjimi i të dhënave në prag të zgjedhjeve, KShH bën thirrje të ruhet privatësia dhe fshehtësia e votës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) kërkon të ruhet e drejta për privatësi dhe fshehtësia e votës. Ky reagim erdhi pas materialit të publikuar tek Lapsi.al, ku rrodhi një databazë e Partisë Socialiste, në të cilin mbaheshin të mbledhur të dhëna sensitive rreth qytetarëve dhe bindjet politike të tyre.

Materiali i bërë publik, tregon se personat e quajtur “patronazhistë” kanë përcjelle informacione për 910.062 qytetarë. Më pas, lista në Exel është përditësuar me të dhëna si numri personal i kartës së identitetit, atësia, numri i telefonit, votimi në zgjedhjet e vitit 2013 si dhe punësimi.

Këto të dhëna, pohon KShH, mund të cenojnë fshehtësinë e votës, teksa theksojnë se e drejta për jetë private dhe familjare është e sanksionuar në nene të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe legjislacion të brendshëm.

https://www.facebook.com/KomitetiShqiptarIHelsinkit/posts/3595337943923043

KShH tërheq vëmendjen për faktin se, nëse zgjedhësit pyeten nga partitë politike apo çdo person tjetër, për bindjet politike dhe se për cilin subjekt zgjedhor do votojnë, dhe këto të dhëna përpunohen dhe ruhen, sipas identitetit të zgjedhësit dhe/ose pa pëlqimin e tij/saj, kjo përbën premisë për cenimin e fshehtësisë së votimit”, shkruan Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Gjithashtu, problematik është fakti i krijimi të profilit të zgjedhësit për bindjet politike, pa marrë pëlqimin e tij/saj”, vijon më tej deklarata.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje që subjektet politike të zbatojnë ligjin.

KShH e sheh të arsyeshme t’i bëjë thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore, se në veprimtarinë e tyre, jo vetëm duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë, por duhet të tregojnë përgjegjshmëri dhe transparencë karshi publikut, në respekt të privatësisë së çdo zgjedhësi, por edhe lirisë, barazisë dhe fshehtësisë së votës”, përfundon deklarata e tyre.

Dy ditë më parë, Arben Kraja drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u shpreh se kanë nisur hetimet rreth dokumentit që mban të arkivuara të dhëna të më shumë se 900.000 qytetarëve.

Kanë filluar verifikimet dhe do të ketë përgjigje patjetër”, – tha Kraja për Top Channel.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *