Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjendja e medias shqiptare në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Të gjitha autoritetet shtetërore në Shqipëri të sigurojnë që gazetarët, punonjësit e medias dhe burimet e tyre të jenë të mbrojtura dhe në gjendje të punojnë lirshëm”,-ishte thirrja dërguar Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj në ditën botërore të Lirisë së Shtypit nga organizata “Media Freedom Rapid Response”(MFRR).

letrën publike MFRR shprehet se është alarmuar nga veprimet e fundit të cilat targetojnë punonjësit e mediave dhe burimet e gazetarëve në Shqipëri.

Këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz drejtuar të drejtës së publikut për t’u informuar dhe aftësisë së gazetarëve për t’i mbrojtur burimet e tyre. Kjo nuk është në përputhje me të drejtën dhe standardet evropiane dhe duhet të adresohet menjëherë dhe në mënyrën e duhur nga të gjitha institucionet shtetërore kombëtare dhe lokale”,-thuhet në letër.

Në vijim të saj MFRR ngre shqetësim për situatën e medias në kushtet kur u bë publike nga media online Lapsi.al lista e emrave të 910 mijë votuesve që zotëronte Partia Socialiste dhe veprimet ligjore të ndërmarra nga Prokuroria kundrejt kësaj medie.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi sekuestrimin e të gjitha të dhënave kompjuterike, duke përfshirë aparatet telefonike, serverat, kompjuterët, USB, DVD dhe pajisjet e tjera të ruajtjes së të dhënave në pronësi të LAPSI.al dhe pronarëve të saj. Sipas urdhrit të gjykatës, sekuestrimi i pajisjeve është i
domosdoshëm si “provë që do t’i shërbejë hetimit dhe identifikimit të origjinës nga kanë dalë këto të dhëna”,-thuhet në letër, teksa theksohet si jetike mbrojtja e burimit të informacionit.

Media dhe publikimi i “patronazhistëve” 

3 maji, si dita botërore e Lirisë së Shtypit, Shqipërinë e gjen në një situatë jo të favorshme sa i përket lirisë së shtypit. 2021 si një vazhdimësi e një viti të vështirë pandemik që lidhet me ndikimet që la virusi COVID-19, e përballi median shqiptare në një situatë presioni shpesh të diktuar edhe nga pushteti.

Zgjedhjet qendrore të 25 prillit u shoqëruan jo pa zhurmë nga publikimi i listës që zotëronte Partia Socialiste të 910 mijë votuesve shqiptarë me të dhënat personale të tyre dhe preferencat e votës. Ky lajm i bërë publik nga media online Lapsi.al vendosi në qendër të sulmeve median në tërësi dhe targetuan burimin e informacionit.

Më 19 prill 2021, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë kërkuar sekuestrimin e serverëve, kompjuterëve dhe aparateve telefonikë të medias Lapsi.al me qëllim që të identifikojnë gjithë procesin e shpërndarjes së të dhënave personale të qytetarëve.

Ky veprim i Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme u konsiderua nga Këshilli Shqiptar i medias si rrezik për burimin e informacionit, ndërsa më 22 prill Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg rrëzoi vendimin për sekuestrimin e pajisjeve, serverëve dhe celularëve të medias Lapsi.al.

Media përgjatë pandemisë COVID-19

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 krijoi vështirësi për gazetarët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Sipas një analize të Civil Right Defenders ndaj politikave dhe shtetit ligjor Shqipëria konsiderohet si një shtet në ët cilin liria e shprehjes është një problematikë e vazhdueshme që nuk ka progres.

Ndërsa përgjatë pandemisë vështirësitë e gazetarëve ishin të mëdha, qofshin ato ekonomike, por edhe në lidhej me rrezikun e infektimit gjaë punës në terren. Ndërsa përgjigja e institucioneve përgjatë pandemisë ndaj gazetarëve ishte e mangët ose mungonte në raste të tjera.

Shoqëria civile dhe gazetarët raportojnë se përgjigja nga institucionet publike janë shpesh të mangëta dhe/ose të vonuara, ndonjëherë nuk marrin kurrë përgjigje”, -thuhet në raportin e Civil Rights Defenders.

Një studim i Këshillit Shqiptar të Medias i bërë publik më janar të 2021 nxjerr në pah se përpos vështirësive ekonomike gazetarët u përballën edhe me pengesa të tjera në lidhje me cilësinë e raportimeve, saktësinë dhe paanshmërinë e lajmeve përgjatë muajve të izolimit për shkak të COVID-19 por edhe të vitit 2020.

Sipas studimit, një e katërta e lajmeve të transmetuar përgjatë pandemisë kishin si burim të vetëm institucionet qeveritare apo rrjetet sociale të Kryeministrit Rama.

Po ashtu, mungesa e verifikimit dhe hulumtimit mbi tematika të caktuara dhe balancimi i burimeve zyrtare me burime të pavarura kanë qenë disa nga shqetësimet kryesore të informimit përgjatë pandemisë.

Në vijim të gjetjeve të monitorimit të KSHM vihet re se janë zhdukur konferencat e shtypit, duke e transferuar këtë komunikimin në faqet online të përfaqësuesve qeveritarë apo edhe në ekranin e televizionit, por pa praninë e gazetarëve.

E njëjta situatë pasqyrohet edhe në raportin e publikuar nga organizata Freedom House mbi standardet demokratiek të një vendi, ku në fushën e medias thuhet se pavarësia e medias përgjatë pandemisë në vitin 2020 u kufizua edhe më tej. Fushatat e shpifjeve, sulmet fizike ndaj gazetarëve, vetëcensura pësuan rritj, thekson raporti.

Indeksi i Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF) dhe vlerësimi i lirisë së medias nga “Article 19” – të dy vëzhgues të lirisë së shtypit – shënuan përkeqësime në peizazhin mediatik të vendit, në të cilin qeveria ka rritur gjithnjë e më shumë kontrollin. Elitat politike dhe ekonomike dhe ndërmjetësit e pushtetit kanë kapur industrinë e medias dhe e kanë keqpërdorur atë për interesat e tyre të ngushta”,-thekson raporti.

Ndërsa pasojat e pandemisë mbi median ishin të renda thekson raporti, duke sjellë shkurtime pagash për 40% të reporterëve si dhe humbjen e punës për 47 gazetarë.

Në një monitorim të “Forumi i mendimit të Lirë” të transmetimit të lajmeve të gatshme u vu re se mediat kombëtare si Top Channel, Tv Klan dhe RTSH kanë transmetuar përgjatë muajit mars-prill 2020 materiale të gatshme në edicionet informative.

TV Klan transmetoi 612 lajme të prodhuara me materiale të gatshme të ardhura nga zyra e shtypit e qeverisë, ministrive, Bashkisë Tiranë, opozitës dhe institucioneve të tjera. Top Channel transmetoi 158 lajme të prodhuara me materiale të gatshme”, shkruhet në këtë raport.

Ndërsa Radio Televizioni Shqiptar  sipas raportit transmetoi 73 lajme të prodhuara me materiale të gatshme të ardhura nga zyra e shtypit e qeverisë, ministrive, Bashkisë Tiranë, opozitës dhe institucioneve të tjera.

Gjyqe dhe padi “SLAPP” ndaj gazetarëve 

Përgjatë vitit 2020 gazetarët në Shqipëri janë përballur me një sërë padish nga përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve të përmendura në shkrimet e publikuara nga gazetarët.

Në dhjetor të 2020 shefja e Kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, Belizoa Coku hodhi në gjyq gazetaren Juli Ristani për një shkrim investigues rreth procedurës së përfitimit të bursave për mjekësi ushtarake në Greqi të ofruar nga NATO. Dy media të tjera që publikuan shkrimin, gazeta Shqip dhe Bold News u paditën po ashtu.

Publikimi i një investigimi në lidhje me koncensionet e inceneratorëve nga BIRN Albania bënë që biznesmeni Mirel Mërtiri të ngrinte padi ndaj BIRN.

Përmes një deklaratë, BIRN pohoi se i qëndron tërësisht fakteve të publikuara dhe e konsideron padinë si një mjet për të intimiduar dhe cenuar fjalën e lirë.

Në dhjetor të 2020 kompania Albtek Energy paditi gazetarin Artan Rama për një shkrim që ai kishte publikuar për inceneratorin e Elbasanit në median Porta Vendore. Në kërkesë padinë e kompanisë Albtek Energy, përfaqësuar nga Stela Gugallja, gazetarit Artan Rama i kërkohet një dëmshpërblim prej 300,000 lekësh për prishje të imazhit dhe reputacionit të shoqërisë, si edhe përgënjeshtrim të lajmit.

Çfarë është SLAPP? SLAPP-të janë padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike. Këto padi të dëmshme cenojnë fjalën e lirë dhe debatin e shëndetshëm duke targetuar individët që shprehen mbi çështje të interesit publik.

Paketa “anti-shpifje” 

“Minimi” i fushës mediatike, kryesisht asaj online nisi më 3 korrik 2019 kur në një mbledhje të Këshillit të Ministrave u miratuan dy projektligje që synonin të vendosnin median online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Këto dy projektligje erdhën si mbështetëse e paketës së quajtur “anti-shpifje”, e ndërmarrë nga qeveria Rama.

Projektligjet synonin të kuadratonin informacionin nën parimin e etikës dhe profesionalitetit të diktuara nga institucionet mbikëqyrëse, të cilat në rast devijimi gjobiteshin me shuma të larta dhe të pa përballueshme për shumë media, duke variuar nga 100 mjë deri në 1 milion lekë.

Kjo nismë nisi nga qeveria shqiptare me arsyetimin e lajmeve të rreme që qarkullonin në një ambient ku media mori hapësirë të gjerë në hapësirën online.

“Kjo paketë synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e medias në tërësi si dhe publikimet elektronike në veçanti. Kjo me qëllim që të garantohet transparenca dhe konkurrenca e ndershme e mediave që acarojnë, si ato elektronike dhe mediave tradicionale. Regjistrimi i portaleve i shërben transparencës mbi pronarët e mediave, shmangies së konfliktit të interesit, ndikimit të papërshtatshëm të aktorëve politikë, garantimit e pavarësisë së gazetarëve si dhe pluralizmit të medias”,-u shpreh atë kohë ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ndërsa organizatat mediatike dhe jo vetëm e konsideruan këtë paketë si censurim të fjalës së lirë.

Një sërë organizatash përmes një letre të hapur shprehën shqetësimin për kërcënim ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Ndërsa ngritën shqetësimin edhe për prezantim të projektligjeve pa pasur një konsultim publik apo me aktorët e prekur, duke mos pasur asnjë relacion shpjegues mbi nevojën për ligje të tilla.

Reagim pati edhe nga organizatat ndërkombëtare që kanë në fokus lirinë e medias. Përmes një letre ta hapur drejtuar Kryeministrit Rama, organizatat si Reporterët pa Kufij, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit si dhe Pen International ato dënuan këtë iniciativë duke e konsideruar si një iniciativë që bie ndesh me rekomandimet e OSBE-së.

Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim”, –citohet në letrën e organizatave ndërkombëtare.

Më 19 dhjetor 2019, me 82 vota pro dhe 13 kundër deputetët shqiptarë miratuan dy projekligjet e medias të kundërshtuara nga organizatat mediatiek kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo seancë u prit me protestë para Kuvendit nga gazetarë e aktivistë të shoqërisë civile të cilët e kanë kundërshtuar këtë paketë që në filim, ndërsa nga brenda sallës së Kuvendit, Kryeministri Rama i konsideroi gazetarët si shpifës ndaj të cilëve duhet të merren masa.

Komisioni i Venecias u rreshtua në grupin e gjerë të organizatave, institucioneve ndërkombëtare që kundërshtojnë ligjet e “Paketës Anti-Shpifje” të propozuara nga qeveria shqiptare. Me një dokument prej 19 faqesh ai rrëzoi paketën “anti-shpifje duke shtjelluar në bazë ligjore efektet negative që do të ketë ky ligj në lirinë e medias në rast se kalohet në variantin aktual.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *