Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një parajsë shpendësh në Shqipëri ndodhet nën rrezikun e ndërtimit të një aeroporti”

Një reagim i përbashkët i organizatave “Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA) dhe organizatës gjermane EuroNatur, kundërshton planin e Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Edhe një herë, në Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegtarë, ata përsërisin thirrjen për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, duke e konsideruar ndërtimin e aeroportit në zonën “Vjosë-Nartë” si një shkelje e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi pengon shtegtimin e mijëra shpendëve.

Sipas censit ndërkombëtar të shpendëve shtegtarë, në vitin 2019 janë regjistruar 10468 shpendë në Vjosë-Nartë.

Shtegtimi i shpendëve të Evropës qendrore, veriore dhe lindore përqendrohet gjatë të ashtuquajturës Rruga e Shtegtimit të Adriatikut, e cila përshkon Ballkanin, Adriatikun, Italinë Jugore dhe Afrikën Veriore. Një nga zonat më të rëndësishme të pushimit gjatë bregdetit shqiptar është Laguna e Nartës”, shkruhet në reagimin e përbashkët.

Ndërtimi i aeroportit, kanë pohuar më herët ekspertët, do të detyrojnë mijëra shpendë të gjejnë habitate të tjera si pasojë e zhurmave të vazhdueshme dhe ndotjes.

Një tjetër rrezik që paraqet aeroporti është përplasja e zogjve me avionët, që mund të sjellë dhe rrezik aksidentesh.

Ne jemi të bindur se një vlerëzim rigoroz do të mbërrijë në një konkluzion të vetëm, që aeroporti nuk mund të përputhet me qëllimin e mbrojtjes së ekosistemit në Vjosë-Nartë”, u shpreh Gabriel Schwaderer, Drejtori Ekzekutiv i EuroNatur.

Organizatat mjedisore i druhen po ashtu betonizimit të zonave të mbrojtura.

Nëse ky projekt infrastrukturor do të ndërmerret në Vjosë-Nartë, ai do të krijojë një precedent të tmerrshëm dhe do të hapë rrugën për ndërtimin e resorteve turistike, aeroporteve, etj., në zona të tjera të mbrojtura në Shqipëri”, – tha Zydjon Vorpsi nga PPNEA.

Tenderi për ndërtimin e këtij aeroporti u hap në vitin 2019 dhe në muajin mars të atij viti u shpall fituese e koncensionit një konsorcium mes “Mabetex Group” në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, kompanisë turke “Yda Group” dhe “2A Group sh.p.k”.

Ata pritet të ndërtojnë dhe ta mirëmbajnë për 35 vjet këtë aeroport, të pozicionuar në fshatin Akërni, pranë Lagunës së Nartës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *