Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Romët dhe Egjiptianët nuk votuan të lirë në zgjedhjet e 25 prillit

3577 votues të komunitetit Rom dhe Egjiptian morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.

Sipas një monitorimi të kryer nga Community Reporters Albania, vëzhguesit kanë vënë re blerje të votës dhe ndikim nga persona që ishin pjesë e partive politike.

Sipas raportit, në Qytetin e Tiranës shumica e Romëve dhe Egjiptianëve ishin të pa orientuar për të gjetur emrat në qendrat e votimit dhe për të votuar.

“Disa persona pa “bagde” i kanë shoqëruar dhe i kanë orientuar se ku duhet të votojnë. Raportohet se edhe në qendra të tjera të votimit ka pasur persona pa “bagde” të cilët kanë pritur romët dhe egjiptianët në qendrat e votimit për t’i orientuar për votën e tyre. Raportohet nga vëzhguesit që banorë romë kanë pasur ndihmë nga shoqëruesit pa “bagde” për të votuar në kutinë e fshehtë, gjithashtu vërehet se në qendrën e votimit ka pasur njerëz të cilët janë ofruar të ndihmojë romët që nuk dinë të lexojnë”,-thuhet në raport monitorimin.

Një sërë problematikash të tjera në lidhje me votimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian më 25 prill kanë të bëjnë me mos informimin për procesin zgjedhor, ndihmën që iu është afruar për të votuar nga persona të tjerë të përfshirë politikisht, ndikimi i personave të ndryshëm jashtë qendrave të votimit në orientimin e votës së Romëve dhe Egjiptianëve si dhe shpërndarja e paketave ushqimore dhe parave gjatë fushatës elektorale për të ndikuar te votuesit e këtij komuniteti.

Sipas raportit në lagjen “5 Maji” dhe lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan Romët dhe Egjiptianët kanë votuar në grupe dhe familjarisht. U janë ofruar ushqime dhe para gjatë fushatës elektorale si dhe janë orientuar drejt qendrave të votimit nga persona pa “bagde”.

Ndërsa në lagjen “14 Maj” të qytetit të Durrësit, raporti thekson se: “Romët dhe Egjiptianët kanë votuar në grupe dhe familjarisht. Gjatë procesit të votimeve, militantë partie kanë qëndruar duke orientuar votuesit Rom dhe Egjiptian për të votuar. Janë shpërndarë ushqime dhe para gjatë fushatës elektorale”.

Në fshatrat levan, Drizë, Baltëz dhe Mbrostar të Fierit qytetin e Fierit raproti vë në dukje se gjatë fushatës elektorale u punësuan 20 persona, ndërsa u ble vota e Romëve.

Në të njëjtën kohë, përgjatë fushatës zgjedhore partitë politike nuk kanë pasur të përfshirë në programet e tyre Romët dhe Egjiptianët, veçse në rastin kur përmendej dyfishimi i ndihmës ekonomike për familjet e varfëra.

Ndërsa Romët dhe Egjiptianët nuk ishin pjesë e axhendave të takimeve me kandidatët për deputetë përgjatë fushatës zgjedhore, përveç rasteve kur ftesa ndaj kandidatëve vinte nga vetë organizatat e shoqërisë civile përfaqësuese të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Comunity Reporters Albania thekson se me qëllim informimin e popullsisë Rome dhe Egjiptiane, KQZ duhet të transmetojë spote në gjuhë Rome dhe të informojë në gjuhën e pakicave në televizionin publik gjatë gjithë fushatës. Si dhe të trajnojë persona nga minoriteti Rom dhe Egjiptian për të informuar mbi procesin e votimit komunitetin në tërësi. Ndër të tjera CRA rekomandon se institucioni i Policisë së Shtetit duhet të garantojë që votuesit Romë dhe Egjiptianë të votojnë të lirë.

Lexo më shumë raportin: Raporti i vëzgjgimit të zgjedhjeve të 25 prillit

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *