Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një hap para gjykatës”- Veliaj publikon vendimin e KKT për Teatrin Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj bëri të ditur njoftimin duke publikuar sërish projektin.

“Auditorium 635 vende; black box i vogël 150 vende; black box i madh 350 vende, auditorium në taracë 500 vende; 2 kate parkim; 0 kulla në territor”,-shkuan në rrjetin social facebook Veliaj.

Vendimi për mriatimin e lejes për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar vjen në kohën kur gjykata shqiptare akoma nuk është shprehur.

Grupimi aktivist “Ne jemi Teatri” e ka konsideruar këtë veprim si një provokim edhe ndaj vetë gjykatës.

“Postimi ka vetëm një mesazh, ne nuk njohim asnjë pushtet tjetër përveç nesh. Ndërkohë që çeshtja po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk ka një vendim, mafia e ndërtimit po i thotë Gjykatës, shih se ne e kemi marrë vendimin, ju bëni si të doni”,-thuhet në reagimin e “Ne jemi Teatri”.

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, një grupim i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të dalin në mbrojtje të drejtësisë, për të cilën kanë investuar në vend.

Ne e shohim këtë hap të fundit të qeverisë dhe ekzaltimin e pavend të Kryetarit të Bashkisë, si një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të drejtesisë në vend”-thuhet në potimin e tyre.

Vendimi i KKT-së për lejen e ndërtimit të Teatrit të ri ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.

17 maj 2021, një vit pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktivistë dhe qytetarë zhvilluan homazhe para ish-godinës së Teatrit Kombëtar ndërsa ligjëruan mungesën dhe vonesën e drejtësisë.

Pas shembjes së godinës së teatrit Kombëtar janë ngritur një sërë padish ndaj Këshillit Bashkiak, Këshillit Teknik, drejtorit të IMT-së, drejtuesve të policisë së shtetit si dhe kryebashkiakut Veliaj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *