Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqipëria, një ndër vendet që do të preket më së shumti nga ndryshimet klimatike

Instituti i Politikave Mjedisore (IPM) ka realizuar disa vëzhgime mbi rritjen e nivelit të detit dhe avancimit në drejtim të tokës në Shqipëri, shkaktuar nga ngrohja klimatike.

Ngrohja klimatike shkakton dhe zgjerimin e bregut të oqeaneve, duke rrezikuar përmbytjen e qyteteve bregdetare.

Disa nga pasojat që ne tashmë i vërtetojmë dhe i konstatojmë çdo ditë në realitet është avancimi i detit në drejtim të tokës, ku në plazhe të caktuara ka avancuar me mbi 100 metra”, – thotë Gentiana Stafa, aktivist mjedisor, pjesë e Institutit të Politikave Mjedisore.

IPM ka dokumentuar përparimin e detit drejt tokës në zona si Kepi i Bisht Pallës, Karpeni i Kavajës dhe Pylli i Sodës.

Shqipëria gjendet në pjesën mesdhetare të Evropës dhe si e tillë do të jetë  një ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike”, – vijon më tej Stafa. Ai sjell në vëmendje verën e ngrohtë dhe të zgjatur të cilën Shqipëria po e përjeton prej disa vitesh, ku zjarre të mëdha kanë përfshirë pyje në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Gentian Stafa, Instituti i Politikave Mjedisore

Valët e të nxehtit dhe përmbytjet do të jenë ndër problemet më të mëdha që do të përballet  Shqipëria në të ardhmen nga ndryshimet klimatike”, – cilëson Stafa. Sipas tij, masa e parë e menjëhershme, duhet të jetë shtimi i hapësira të gjelbra në Shqipëri.

Rritja e sipërfaqeve të gjelbra është një politikë e mirë për erozionin, absorbimin e dyoksidit të karbonit apo të gjitha llojet e gazeve që mund të prodhojë një qytet apo një shoqëri”, – shpjegon Gentian Stafa.

Në të njëjtin përfundim ka dalë edhe studimi i kryer nga World Bank Group. Shqipëria, cilëson raporti “Cimate risk country profile 2021”, është një vend më rrezikshmëri të lartë pasi është mjaft vulnerabël ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas indeksit ND-GAIN, Shqipëria, si rrjedhojë e faktorit politik, gjeografik dhe social listohet si shtet i ndjeshëm ndaj ndikimeve që do të sjellë ngrohja globale, ku renditet në vendin e 75 nga 181 shtete të botës.

Sipas këtij raporti, rritja e temperaturave do të vijojë në vitet në vijim, ku stina e verës në Shqipëri do të pësojë rritje nga 2.4°C deri në 3.1°C.

Rritja e temperaturave dhe valët e të nxehtit do shkaktojnë probleme shëndetësore për popullsinë. Ndryshimet e parashikuara të temperaturës tregojnë se më shumë ditë të nxehta dhe valë të nxehtit do të ndodhin në zonat bregdetare, gjë që gjithashtu rrit rreziqet e thatësirës të zjarrit”, – shkruhet më tej në raport.

Shirat e dendur, përmbytjet dhe erozioni i tokës vënë në rrezik si infrastrukturën urbane ashtu edhe atë rurale, veçanërisht për grupet e varfra dhe vulnerabël”, – shkruhet në raport.

Sipas Gentjan Stafës masat që mund të merren fillojnë nga niveli personal deri në nivel institucional.

Një ndërhyrje shumë e mirë për Tiranën mund të jetë favorizimi i bizneseve ekologjike, favorizimi i banesave që të jenë të përshtatura për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike, favorizimi i transportit ekologjik, shtimi i hapësirave të gjelbërta”, – thotë ai.

Shmangia e konsumit të mishit nga vetë qytetarët është një tjetër mënyrë për të kontribuuar në mbrojtjen e mjedisit. Ngrënia e mishit ndikon në kultivimin dhe rritjet e kafshëve për qëllim konsumi, çka çon në çlirimin e gazit metan (CH4) që është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike.

Çlirimi i këtij gazi nga kafshët bëhet përmes fermentimit enterik (proces i tretjes te kafshët ripërtypëse si bagëtitë, delet, dhitë dhe buallët).

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *