Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Laknas: Fadroma hyn natën në pyll ndërsa banorët vijojnë rezistencën

Në orët e para të së premtes, fadroma e firmës “Bio-Product” hyri në pyllin e Laknasit përmes një rruge dytësore.

Përpos rezistencës së banorëve të cilët prej ditës së djeshme ndaluan makineritë e firmës, kompania shfrytëzoi orën 3:00 të mëngjesit për të ndërhyrë. Megjithatë banorët u angazhuan sërish në mbrojtje të “Plepave të Brukës” duke krijuar përplasje mes tyre dhe punëtorëve.

Pas situatës së shkaktuar, në vendndodhje kanë mbërritur edhe përfaqësues të Insitutit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilët kanë pezulluar nisjen e punimeve.

Banorët kanë kërkuar të pritet vendimi i gjykatës,e cila mblidhet në datë 20 tetor 2021.

Një ditë më herët, banorët e fshatit Laknas në Kamëz u zgjuan nga zhurma e makinerive që po kalonin në rrugën përbri shtëpive të tyre.

Punonjës dhe paijse të rënda të kompanisë tentuan të hynin në pyllin “Plepat e Brukës” për të nisur punimet për ndërtimin e një biznesi agroturizëm, i cili përfshin edhe një thertore.

Dhjetëra banorë, në ballë të tyre gratë e zonës ndaluan punëtorët duke qëndruar në rrugë përgjatë gjithë ditës.

Prej vitit 2019 banorët e Laknasit kanë dalë në mbrojtje të hapësirës së gjelbër përbri shtëpive të tyre, pas një vendimi të Bahsksië Kamëz për ta dhënë atë për ndërtimin e një hapësire agroturizmi.

Banorët e kanë dërguar cështjen në gjykatë, teksa edne presin nëj vendim.

Cështja po shqyrtohet edhe në aspektin e karakteristikës së hapësirës së gjelbër, ënse është një zallishte sikurse e përcakton leja e ndërtimit dhënë më ehrët apo një pyll.

Sipas ekspertëve, për shkak të sipërfaqes dhe numrit të drurëve hapësira kategorizohet si pyll. Megjithatë për këtë pritet vendimi i datës 20 tetor që do të marrë gjykata.

Lexo më shumë:

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *