Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Durrës: Një tur kulturor falas për të njohur vlerat e trashëgimisë së qytetit

Qytetarë vendas dhe të huaj morën pjesë dje në një tur kulturor falas në Durrës, për të njohur më shumë historinë e qytetit dhe sfidat bashkëkohore.

Turi i organizuar nga media Amfora në bashkëpunimin me Qendrën Muzeuore Durrës zgjati tre orë dhe u përqëndrua në sitet arkeologjike dhe muzetë e qytetit. Rrugëtimi nisi në Muzeun Arkeologjik për të vijuar tek Amfiteatri, muret rrethuese të qytetit, kishën e Shën Lucias dhe përfundoi në qendrën Muzeh Lab.

“Jemi këtu për rëndësinë që ka trashëgimia kulturore dhe arkeologjia, për ta njohur dhe për ta promovuar së bashku”, – u shpreh Geri Emiri, editori i medias Amfora.

Xheni Hasanaj, një pjesëmarrëse e turit, tregon se ju bashkua këtij aktiviteti për të njohur më shumë historinë dhe vlerat e qyteti.

Xheni Hasanaj

“Jo gjithmonë banorët e njohin qytetin ku jetojnë. Jam nga Vlora, momentalisht jetoj në Zvicër, por në Durrës kam një qendër për mbrojtjen e kafshëve dhe pse jo ta shfrytëzoj këtë mundësi për të marrë më shumë njohuri për prejardhjen e këtij qyteti tre mijë vjeçar”, – tha Hasanaj.

Artan Kacani, urbanist, shprehet se ky tur kulturor nxit evente që i mungojnë qytetit dhe stiumulon memorien kolektive.

“Është e domosdoshme që në ditët e sotme të shtohen guida me karakter urbanistik, arkeologjik. Nuk kemi nevojë vetëm për mbledhjen e të dhënave apo gjetjeve historike por edhe analizimin e tyre”, – pohon Kacani për Citizens Channel.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 solli një dëm të konsiderueshëm për trashëgiminë në Durrës, i cili u përkeqsua gjatë kohës së izolimit të jetës sociale gjatë kohës së pandemisë. Objekte si Torra Veneciane, Hamami Turk apo edhe Shtëpia Muze e Aleksandër Moisiut qëndrojnë të mbyllura për më shumë se një vit e gjysëm.

Bledar Bica

“Gjatë pandemisë, ashtu si dhe institucionet e tjera kultuore, Muzeu Arkeologjik ka qenë i mbyllur, por gjatë këtij sezoni veror sidomos gjatë periudhës gusht – shtator, interesi vizitorëve ka qenë në rritje”, – konfirmoi për Citizens Channel Bledar Bica, ciceroni i Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Turi kulturor erdhi si iniciativë e diskutuar në takimin e fundit nga ekspertë dhe aktivistë të cilët u mblodhën para dy javësh për të folur për problematikat dhe zgjidhjet e mundshme mbi trashëgiminë kulturore të Durrësit.

“Ne duam t’i vazhdojmë takimet me komunitetin, turet në qytet dhe të jenë vetë qytetarët që me anagzhimin e tyre, ndërmjet formave online, të sjellin sa më shumë informacion për monumentet kulturore”, – shtoi Geri Emiri.

Turi përfundoi në hapësirën më të re kulturore që i është shtuar Durrësit së fundmi, Muzeh Lab, një vilë private e shndërruar në një qendër të trashëgimisë kulturore, e cila shpesh angazhon dhe fëmijë apo të rinj në punë dore si qëndisje, thurje etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *