Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Drejtoria e Përmbarimit kërkon të zbatohet vendimi i gjykatës që pezullon HEC-et në Valbonë

Piro Lutaj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, i ka kërkuar përmbaruesit të Tropojës, Eduard Mrishaj të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë, datë 21 korrik 2021, ku u urdhërua pezullimi i menjëhershëm i punimeve për hidrocentralet në Valbonë, deri në një vendim përfundimtar.

Përmbaruesi i Tropojës, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, nuk ka vepruar sipas Kodit të Procedurës Civile dhe punimet kanë vijuar me ritmin e zakonshëm.

Sipas këtij kodi, përmbaruesi ka për detyrë të njoftojë kompaninë rreth vendimit të gjykatës duke i lënë një afat kohor deri në dhjetë ditë që të zbatojë vullnetarisht vendimin. Pas kalimit të afatit, përmbaruesi mund të kërkojë asistencën e policisë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Pasi asnjë nga këto veprime nuk janë kryer nga përmbaruesi, Catherine Bohne nga organizata mjedisore TOKA iu drejtua sërish me një letër zyrës së përmbarimit në Tropojë në datë 7 tetor, ku kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës, por sërish përmbaruesit Mrishaj refuzoi.

Vendimi i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit është komentuar si një lajm pozitiv nga organizata mjedisore të angazhuara prej vitesh në betejën kundër HEC-eve në luginën e Valbonës.

Ne tani nuk mund të themi më që përmbaruesi nuk është i informuar dhe nuk është i njoftuar”, – tha Rea Nepravishta nga organizata WWF në Shqipëri.

Rea Nepravishta, përfaqësuese e World Wildlife Fund (WWF) në Shqipëri

Gjithashtu, brenda strukturës së përmbarimit ka shkuar një letër nga Drejtoria e  Tiranës dhe në këtë moment jemi duke pritur që të vihet në zbatim urdhri i gjykatës”, – u shpreh më tej Nepravishta për Citizens Channel.

Historik i përmbledhur i rastit të Valbonës

Në vitin 2007 u miratua leja për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, në Valbonë. Shoqëria “Gener 2”, nënshkroi kontratën koncensionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si autoritet kontraktues.

Fillimisht ishte menduar që të ndërtoheshin katër hidrocentrale brenda zonës së mbrojtur, duke shfrytëzuar burimet ujore të përroit të Çeremit, lumit të Valbonës, përroit të Matinës dhe atë të Milloshit për një periudhë 35-vjeçare. Më pas, kompania fituese u tërhoq nga vendimi për të ndërtuar katër HEC-e, duke i reduktuar në dy, “HEC Dragobia” dhe “HEC Çeremi”.

Komuniteti u angazhua kundër HEC-eve, ndërkohë që firma u akuzua se kishte falsifikuar nënshkruesit në konsultimet me publikun, ku rezultonin firmëtarë edhe persona që ishin ndarë nga jeta.

Në proces-verbalin e konsultimit për publikun kryer nga “Dragobi Energy” në vitin 2013, rezultojnë se kanë marrë pjesë 20 banorë dhe kanë shprehur miratimin e tyre për ndërtimin e HEC-eve. Aktivistët akuzuan kompaninë se kanë falsifikuar firmat e pjesëmarrësve dhe pretendojnë se në këto lista figurojnë të pranishëm edhe njerëz të ndarë nga jeta.

“TOKA” së bashku me 27 banorë depozituan një padi pranë Gjykatës Administrative të Tiranës, në muajin maj të vitit 2017. Ata kërkuan anulimin e dy hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, duke listuar argumentet që lidhen me ndërtimin në një park kombëtar të kategorisë së dytë dhe falsifikimin e firmave në dëgjesat publike. Disa muaj më vonë, Gjykata rrëzoi padinë e banorëve dhe organizatës “TOKA”.

Ky vendim u apelua dhe në qershor të vitit 2018 padia u pranua. Gjykata e Apelit urdhëroi pezullimin e punimeve.

Në datën 31 korrik 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Gjykata e Tropojës i dha të drejtën kompanisë koncensionare “Dragobia Energy” të vijojë punimet të paktën deri në 31 janar 2019.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *