Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Komuniteti i fshatit Qukës kundërshton ndërtimin e një tjetër HEC-i në lumin Bushtricë

Fshati Qukës, Shkumbin i përbërë nga rreth 2000 banorë, afërsisht 400 familje dhe me një sipërfaqe toke 250 hektarësh, e cila vaditet me ujin e lumit Bushtricë, jetik për këto familje, si dhe për bujqësinë dhe blegtorinë për gjatë gjithë vitit: nuk është dakord që ky ujë të kanalizohet për ndërtim HEC-i”.

Kështu mbyllet peticioni nga komuniteti i Qukësit në Përrenjas drejtuar Ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro, Kryeministrit Edi Rama, dhe institucioneve të tjera mjedisore dhe lokale, ku kërkon ndalimin e procedurave për dhënien e lejes për “HEC Bushtrica 3”, i cili do të fusë në tub lumin me po të njëjtin emër, Bushtrica, që rrjedh në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, pjesë e UNESCO-s.

Bashkë me komunitetin, 10 organizata të tjera kërkojnë të mos ndërtohet ky hidrocentral. Lumi i Bushtricës buron nga liqenet akullnajore të Rrajcës dhe rrjedh brenda zonës qëndrore të Parkut Kombëtar.

Sipas komunitetit dhe organizatave nënshkruese, ky hidrocentral do të ketë dëme të mëdha si te komuniteti, por edhe te ekosistemi.

Lumi Bushtrica është ndër lumenjtë më të vjetër të Evropës, me iktifaunë mjaft të pasur, ku përmendim troftën e egër, e cila listohet si specie në rrezik zhdukjeje”, – shkruhet në letrën e hapur.

Në këtë peticion theksohet se punimet po kryhen në një zonë e cila gëzon mbrojtje nga UNESCO-ja, siç është pylli i vjetër i ahut.

Gjithashtu, kjo zonë përfshihet edhe në Brezin e Gjelbër të Evropës si dhe në Harkun e Parqeve Dinarike të Evropës, duke shtuar kështu rëndësinë e mbrojtjes së saj”, – shkruhet më tej.

Peticioni thekson se hidrocentrali do të dëmtojë Kanionin e Menikut, në pjesën e poshtme të lumit, i cili ka një rëndësi të madhe turistike, pasi ndodhet dhe “Ura e Prenit”, që mendohet të jetë e shekullit 15.

Hidrocentrale dhe krizë energjie

Shqipëria ka numrin më të lartë të digave të mëdha në Evropën lindore.

Referuar të dhënave të publikuara nga International Comission on Large Dams (ICOLD), 2019, 15 shtete të Evropës lindore, të gjitha së bashku kanë një total prej 923 digash, ndërsa Shqipëria, e vetme, qëndron në krye me shifra disa herë më të larta, 1008 diga.

Sipas raportit të përgatitur nga “RiverWatch” dhe “EuroNatur”, publikuar në vitin 2020, në Shqipëri në total janë planifikuar 724 hidrocentrale, ku 290 janë vënë tashmë në punë, 24 HEC-e të tjera po ndërtohen dhe 410 të tjerë janë planifikuar për t’u ndërtuar.

Por numri i lartë i digave që nuk i kanë kursyer as Parqet Kombëtare, mesa duket nuk na shpëtojnë nga kriza energjetike, e paralajmëruar disa javë më parë.

Ndërkaq, komunitete të tëra shprehen të penalizuar nga kontratat e vazhdueshme mbi shtrate lumenjsh, e herë mbi rrjedha përrenjsh. Në Borie – Lurë, HEC-i me po të njëjtin emër “Borie-Lurë 1” planifikon të mbledhë ujërat e përrenjve që burojnë nga Kurora e Luleve për të prodhuar energji elektrike.

Në Zall-Gjoçaj, Mat, komuniteti prej më shumë se tre vitesh kundërshton hidrocentralet në lumin Flim dhe Urakë që po ndërtohen në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” dhe pavarësisht tre padive në gjykatë, punimet në vijojnë.

Në lumin Valbonë, kompania “Dragobia Energy” 100% në pronësi të “Gener 2” vijon të prodhojë energji përmes HEC-eve “Çeremi” dhe “Dragobia”, në kundërshtim të vendimit  të Gjykatës së Lartë.

Në muajin korrik të këtij viti, Gjykata e Apelit urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të punimeve, deri në një vendim përfundimtar, por firma private refuzon të zbatojë vendimin.

Në Vjosë, prej vitesh, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare kundërshtojnë më shumë se 30 diga mbi shtratin e këtij lumi, i cili është lumi i fundit i egër në Evropë. Pas reagimeve të njëpasnjëshme, qeveria shqiptare u tërhoq nga hidrocentralet e Poçemit dhe Kalivaçit, megjithatë degëzimet e saj si Shushica dhe Bença janë ende të rrezikuara.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *