Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Të rinjtë e Kuçovës trajnohen mbi edukimin mediatik

Rreth 25 të rinj të qendrës New Age në Kuçovë u trajnuan mbi edukimin mediatik, si pjesë e projektit “Media Literacy – Fake vs Facts”.

Trajneria Erisa Kryeziu u ndal në shtjellimin e tematikave të caktuara si etika në media, propaganda dhe lajmet e pavërteta. Përveç shpjegimit teorik të rinjtë u angazhuan edhe në marrjen e shembujve konkretë dhe zbatimin e ushtrimeve të thjeshta në lidhje me konceptet e lartpërmendura.

Ky ishte trajnimi i parë, i zhvilluar në dy seanca, për të rinjtë e qendrës New Age, si pjesë e një cikli trajnimesh që parashikohet të vijoj deri në muajin maj.

Në sesionin e parë të trajnimit të rinjtë u njohën me :

  • Konceptin e medias, llojet e saj, si ka ndryshuar media në kohë (para dhe pas 90).
  • Kategoritë e përmbajtjes mediatike si lajmet, deklaratë për shtyp, konferencat për shtyp etj.
  • Nga ndryshojnë faktet nga opinionet

Në sesionin e dytë të trajnimit të rinjtë u njohën me :

  • Lajmet e rreme gjatë pandemisë
  • Si të dallojmë lajmet e rreme
  • Etikën në media
  • Konceptet si paragjykimi, stereotipet dhe diskriminimi
  • Përse na duhet edukimi mbi median

Trajnimi i radhës parashikohet në muajin dhjetor dhe do të ketë në fokus çështjet gjinore.

Gjithashtu të rinjtë plotësuan edhe disa formularë fizikë mbi njohuritë e tyre fillestare në lidhje me etikën në media, çështjet gjinore dhe mojo (mobile journalism). Të njëjtët formularë do të plotësohen në përfundim të ciklit të trajnimeve për të parë diferencën e njohurive të përftuara.

“Media Literacy – Fake vs Facts” është një iniciativë e Citizens Channel e mbështetur nga Bashkimi Europian si pjesë e projektit “Resilience” (Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi), zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *