Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Zëra nga diversiteti”-Podcast nga Citizens Channel

Zëra nga diversiteti” është podkasti i radhës nga Citizens Channel i cili trajton seksualitetin njerëzor.

Dëgjo podcastin e plotë:

 

Të ftuar në këtë podkast janë Davidi dhe Amari, dy anëtarë të komunitetit LGBTI+, të cilët ndanë me ne rrëfime nga përditshmëria e tyre. Orientimi seksual apo identiteti gjinor, i ekspozon në vazhdimësi ata ndaj një dhune të vazhdueshme psikologjike e herë edhe fizike.

Megjithatë, agresiviteti nuk ka qenë pengesë për ata që të flasin hapur dhe krenarisht rreth të qënit pjesë e këtij komuniteti.

“Kur thirrja për liri është aq e fortë, ti nuk mendon më asgjë tjetër”, – më thotë Davidi teksa rrëfen si e folura në publik rreth të qënit një djalë transgjinor i ka sjellë vazhdimisht situata të pakëndshme. Megjithatë, prej asaj dite, ai ndjehet i lirë.

David Hardy

Për Amarin, eksperimentimi në pamje, duke veshur shpesh funde, fustane dhe duke përdorur makijazh jo rrallë herë i ka sjellë probleme.

Kjo është lufta ime çdo ditë, kur shkoj në lloj mjedisesh. Në shumicën e rasteve, në lagjen time pronari i shtëpisë më urren. Ai më hyn në shpi dhe kontrollon shtëpinë“,-rrëfen Amari.

Pamja e tij tërheq vëmendje edhe në rrugë, duke u përballur shpesh jo vetëm me shikime por edhe me fjalë qortuese të hedhura kundrejt tij.

“Të tregoj tani një shembull konkret po prisja poshtë. Ishin tre goca, i thonë një gocë nga na tjketër e rrugës, “hej hej, shife shife”. Mblidhen tre goca, përballë kisha një berber. Berberi po më bënte foto. Një grua më thotë “mos të shoh më në lagje time”. Kjo është shumë pak, njerëzit këtu, shoqëria diçka të re, nuk e sheh me një sy kurioz po me një sy që është bulliste, e ulin, e shajnë, unë si një person, diçka të re e shoh me kureshtje. Të tjerë e shohin si diçka që nuk është për ne”,-ndaj ai me Citizens Channel.

Amar

Lediona Braho, psikologe klinike flet në terma shkencore për seksualitetin, homofobinë dhe barrierat psikologjike të ndërtuara, të cilat pamundësojnë bashkëekzistencën mes anëtarëve të shoqërisë.

“Homoseksualiteti në fakt është një term që në thelb mund të përkufizohet si një nga orientimet seksual. Tre nga format më të njohura janë homoseksualiteti, heteroseksualiteti dhe biseksualiteti. Në literaturë njihet edhe aseksualiteti si formë e katërt”,-shpjegon Braho.

Sipas saj seksualiteti njerëzor është një koncept kompleks që përcaktohet nga faktorë të ndryshëm biologjikë, hormonalë dhe mjedisore dhe se si kombinohet.

“Orientimi seksual nuk determinohet nga gjenet, mjediset, por të kombinuara. Seksualiteti njerëzor duhet parë si i shtrirë në një kontinum ose në një segment ku në njërin skaj është heteroseksualiteti ekskluziv, në skajin tjetër homoseksualiteti ekskluziv dhe në mes bie biseksualiteti”,-saktëson psikologia Braho.

Lediona Braho, psikologe klinike

Ajo shton se “nëse jemi në skajin e majtë të hetero do të thotë që kemi tërheqje vetëm ndaj personi të seksit tjetër. Skaji i kundërt, përfshihen persona të njëjtit seks. Diku në mes është biseksualiteti që përfshin të gjithë ata që tërhiqen po njësoj nga të dyja sekset”. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *