Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët nisin peticionin kundër tarifave shtesë për listën e notave

Aktivistë të Lëvizjes studentore “Për Universitetin” kanë nisur peticionin në Fakultetin e Shkencave Sociale për heqjen e pagesës së listës të notave. Aktualisht, në pjesën dërrmuese të universiteteve publike, paguhet një vlerë prej 500 lekësh për marrjen e kësaj listëje.

Lëvizja ndërmori një peticion për të hequr një tarifë prej 500 lekësh, e cila duket absurde në fakt. Përveç kësaj tarife duhet të paguaj në bankë një komision prej 100 lekësh”- shprehet Ariela Cenaj për Citizens Channel, e cila qëndron në hyrje të Fakultetit të Shkencave Sociale, në pritje për të mbledhur firma.

Prej datës një dhjetor, ka nisur mbledhja e nënshkrimeve në këtë fakultet, më pas, aktivistët shprehen se do ta shpërndajnë peticionin edhe në universitete të tjera. Gjatë ditës së parë të aksionit janë mbledhur më shumë se 600 firma nga studentët.

Procedura për marrjen e listës së notave, veç kostos ekonomike, merr pesë ditë kohë që të gjendet fizikisht në sekretariat.

Shumë studentë e shohin si të padrejtë dhe kanë problematika, si të pagesës ashtu edhe të kohës”, – shprehet Sibora Prendi, një tjetër studente dhe aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin.

Në të majtë Ariela Cenaj, Sibora Prendi dhe Ariela Zeneli

“Supozohet që universiteti të mos jetë treg ku studentët të paguajnë një shërbim që shumë mirë mund të merret te sekretaria”, – saktëson studentja Sibora Prendi.

Më pas, ky peticion do t’i dorëzohet dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti.

Në një postim në rrjete sociale, Lëvizja Për Universitetin e konsideron të padrejtë tarifimin e një “letreje të vulosur” dhe cilëson se Ligji për Arsimin e Lartë, përmes autonomisë, e nxit universitetin në vetëfinancim.

Fakultetet detyrohen të ndërtojnë logjikën e tyre të organizimit në funksion të sigurimit të parave, të cilat shteti i jep me pikatore për universitetet publike. Për pasojë fakultetet kërkojnë nga studentët një tarifë shtesë për t’u pajisur me një listë notash”, – shkruhet në postimin e tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *