Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bulqizë: Tre të arrestuar për vdekjen e 65 vjeçarit në Fabrikën e Pasurimit të Kromit

Mesditën e së enjtes, një 65 vjeçar me iniciale M.K humbi jetën në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë.

Policia e Dibrës bëri sot me dije se 65 vjeçari ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës dhe shkak është bërë humbja e ekuilibrit në varkën e improvizuar për të lëvizur.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ngjarjes, u arrestuan drejtuesi i Fabrikës së Pasurimit të Kromit bashkë me dy punëtorë të tjerë që ishin në të njëjtën varkë me 65 vjeçarin.

Mbi ta rëndojnë disa akuza, sikurse “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë’, “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Aksidentet në punë janë të shpeshta në Bulqizë. Pak muaj më parë, në shtator, humbi jetën minatori Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar për disa ditë në galeri. Muharremi ishte i treti që humbi jetën brenda në galeritë e Bulqizës për vitin 2021, ndërsa janë plagosur 8 të tjerë. Numër ky, i cili tanimë shkon në katër, në sektorin e kromit në Bulqizë.

Sipas raportit vjetorInspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë vitit 2020 janë aksidentuar 28 persona, tre prej të cilëve janë gra. Ndërsa pesë prej tyre kanë humbur jetën.

Fabrika e Pasurimit të Kromit në Bulqizë është një fabrikë e cila ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1972. Tanimë në këtë hapësirë ushtron aktivitetin prej 2001 subjekti “Fabrika e pasurimit të Kromit Bulqizë” Sh.P.K regjistruar në QKR në formë ligjore si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe kryen aktivitetin e pasurimit të sterileve të kromit.

Burimi: Open Corporates

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *