Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Miniera e Bulqizës ndërron duar” – Grupi Balfin shet “Albchrome” te kompania turke Yildrim

Minierat në pronësinë e “Balfin Group”, në Bulqizë do ti kalojnë në zotërim shoqërisë turke “Yildirim International Mining Investments B.V.”

Me një njoftim për shtyp Autoriteti i Konkurrencës bëri me dije se Balkan Finance Investment Group SHPK depozitoi kërkesën pranë këtij institucioni për kalimin e kontrollit nga shoqëria Albchrome Holding SHPK drejt asaj turke.

“Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 464 Prot., i AK, datë 25.10.2021 “Depozitim i dokumenteve shoqëruese të njoftimit në lidhje me transaksionin midis Yildirim International Mining Investments B.V. dhe Balkan Finance Investment Group SHPK, nëpërmjet të cilës është njoftuar transaksioni i përftimit të kontrollit të shoqërisë Albchrome Holding SHPK dhe filialeve të saj nga shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V”,-thuhet në njoftimin për shtyp të Autoritetit të Konkurrencës.

Njoftimi për shtyp i Autoritetit të Konkurrencës

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, shoqëria turke “Yildirim International Mining Investments B.V.” është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në Hollandë dhe operon në një numër të madh industrish duke përfshirë metalurgjinë dhe minierat, energjinë, plehrat kimike, qymyre dhe coke si dhe plehra kimike e menaxhim porti e transport.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka reaguar përmes kreut të saj Elton Debreshi, duke e konsideruar edhe më keq kalimin e minierës në Bulqizë te shoqëria turke.

Sipas tyre, Kompania AlbChrome po ikën me peshën e 9 minatorëve që humbën jetën në minierat e administruara prej tyre.

“Kompania AlbChrome e Samir Manes po iken nga Bulqiza. Mori shume nga ajo miniere: mori kromin e bulqizakeve dhe te gjithe shqiptareve, por me e keqja eshte se mori edhe 9 jete minatoresh. Per keta deshmore nentoke askush nuk u precedua penalisht, por faji ngeli tek viktimat. Edhe familjet e tyre qe sot po vuajne per buken e gojes. Kol Nikolla bashke me Taf Kolecin, servilet e Samir Manes, u shporren bashke me gjithe kete kompani gjakpirese”,-thuhet në reagimin e Sindikatës.


Sipas Open Corporates.al kompania Albhchrome ka pësuar humbje përgjatë vitit 2020 krahasuar lidhur me xhiron e saj vjetore.

Burimi: Open Corporates

Kompania “Albchrome” është akuzuar shpesh nga minatorët dhe Sindikata e Minatorëve të Bashkuar për kushte të vështira dhe mungesën e sigurisë në punë. Ndërsa gjatë 3 viteve të fundit, me krijimin e Sindikatës së re, ajo hoqi nga puna minatorët të cilët u angazhuan në këtë sindikatë.

Referuar medias lokale “Bulqiza Ime” kompania “Albchrome” ka hyrë në sektorin minerar në Bulqizë në vitin 2007 duke u bërë pjesë e grupit austriak “Deco Metal”.

Në janar të vitit 2013, Balfin Group, pjesë e së cilës është kompania Albchrome mori 100% të aksioneve, ndërsa në korrik të vitit 2016-të, Kuvendi zgjati edhe me 10 vjet të tjera afatin e koncesionit të Minierës së Kromit në Bulqizë, për kompaninë private ACR Holding si pjesë e Balfin Group, duke e cubar deri në vitin 2040.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *