Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë: Protestë për “viktimat e dimrit pa energji elektrike”

Një grup aktivistësh protestuan sot para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vdekjen e Liljana Semës.

65 vjeçarja Liljana Sema u gjet e ngrirë nga i ftohti, ndërsa pak ditë më parë i ishin prerë dritat në banesën ku jetonte e vetme, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat.

Ky rast nxiti aktivistet e Kolektivit Feminist në Shqipëri në një protestë para ministrisë duke dënuar braktisjen që ka bërë shteti ndaj shtresave të varfra dhe në nevovjë, gjë që ka sjellë sipas tyre edhe vdekjen e disa qytetarëve.

Vdekja e paralajmëruar e Liljana Semës nuk është një rast i izoluar. Prej ditësh tashmë rreth 20 familje rome dhe egjiptiane në Kavajë që jetojnë në kapanone, që bashkë me shtypjen përjetojnë edhe racizëm strukturor, ngrohen jashtë nëpërmjet zjarrit sepse nuk kanë energji elektrike. Ndër vite për të njëjta arsye sikurse edhe Liljana, jetën e kanë humbur Edmond Ramollari nga Korca, Barbulle Pepa nga Mirdita, Stomato Milo nga Saranda, Leonard Beqiri nga Saranda, Hasan Hykja nga Tirana dhe Ajet Zikollari nga Pogradeci”, – u shpreh Gresa hasa, aktiviste pranë Kolektivit Feminist në Shqipëri.

Protestës iu bashkuan dhe aktivistë të komunitetit rom dhe egjiptian, që kërkuan nga qeveria të ndërmarrë një politikë këstesh të përballueshme për pagesën e energjisë elektrike, në rastet kur bëhet fjalë për familjet me të ardhura më të pakta.

“Një pjesë e konsiderueshme e komunitetit rom dhe egjiptian vijon të jetë në këto kushte dhe ne në përditshmërinë tonë si aktivistë ndjekim raste të tjera duke ia drejtuar qoftë Komisionerit, por edhe OSHE-së.. që kjo të mund të bëhet nëpërmjet kësteve të përballueshme bazuar në të ardhurat mujore që këto familje kanë”,- u shpeh aktivistja Romina Sefa për Citizens Channel.

Sefa shton se ky është një problem i pazgjidhur prej vitesh.

Romina Sefa, aktiviste

“Ne kemi vite që protestojmë për këtë gjë. Madje kemi ndërmarrë edhe një peticion me rreth 7000 firma ku ja kemi drejtuar edhe Kryeministrit të Shquipërisë, i cili është përgjegjës së bashku me Këshillin e Ministrave për të miratuar këtë VKM, në mënyrë që këta familje që kanë vështirësi ekonomike të mund të përfitojnë deri në 200 KW në muaj energji elektrike të rimbursueshme nga shteti”.

Në vitin 2015 u miratua ligji “Për sektorin e Energjisë Elektrike”, i rishikuar sërish më 2018. Neni 95 i këtij ligji i jep përgjegjësinë ministrisë përgjegjëse për cështjet sociale në bashkëpunim me atë të energjisë që të hartojnë procedurat për përftimin e statusit të klientit në nevojë. Status ky i adresuar për familjet në nevojë e me të ardhura të ulëta ekonomike.

Neni 95 i ligjit “Për sektorin e Energjisë Elektrike”

Mirëpo deri më tani nuk është bërë asgjë për zbatimin e këtij neni.

Gentian Sejrani, jurist

Deri më sot shteti shqiptar, qeveria shqiptare nuk kanë miratuar detyrimin ligjor që i përcakton ligji “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”. Pra jemi 6 vite mos veprim nga ana e qeverisë shqiptare dhe nëse ne do të thonim se kush është fajtori i vdekjes së Liljanës apo i personave të tjerë të cilët vuajnë mungesën e energjisë elektrike është pikërisht Këshilli i Ministrave i cili nuk ka miratuar detyrimin ligjor që ka të bëjë me vendimin që do të përcaktojë kriteret dhe procedurën e përfitimit të klientëve në nevojë”,- sqaron Gentian Sejrani, jurist dhe përfaqësues i organizatës “Drejtësi Sociale”

Sipas tij, thirrja e tanishme është miratimi i kësaj VKM-je, i cili i jep zgjidhje jo vetëm familjeve të komuniteteve, por të gjitha familjeve shqiptare në nevojë.

“Sot me të dhënat e marra nga OSHE-ja janë 10.000 familje që nuk furzinohen me energji elektrike dhe vuajnë këtë të ftohtë që edhe referuar një vendimi të ERE-s për mënyrën e ndërprerjes së furnizimit me energj elektrike për klientët në nevojë nuk mundet të ndërprehet energjia elektrike në temperatura të ftohta sië ishte rasti i zonjës Liljana Sema”,-përfundon Sejrani.

Sipas aktivistëve, energjia elektrike, strehimi, ushqimi, arsimi dhe shërbimet shëndetësore janë të drejta themelore të njeriut.

Paralelisht me protestën e zhvilluar para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një grup juristësh dhe aktivistësh dorëzuan në Kryeministri propozimin për të lehtësuar familjet në nevojë nga pagesa e faturës së energjisë elektrike.

Përmes propozimit të hartuar, u kërkua që qytetarëve në nevojë tu vihej në dispozicion 50KW energji në muaj.

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *