Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rekord i ri ndërtimi në Tiranë, në 2021 u shtuan dy m2 ndërtim për çdo banor

Tirana ka shënuar rekord për numrin e lejeve të ndërtimit gjatë vitit 2021, referuar të dhënave të INSTAT.

Sipërfaqja e ndërtimeve të reja në Tiranë për vitin 2021 sipas INSTAT është 1,649,132 metër katror më e larta që nga viti 2010. Referuar të dhënave zyrtare të popullsisë, për secilin prej 850,530 banorëve të Tiranës u shtuan 2 metra katror ndërtim. 

Vlera e përafërt e ndërtimeve në Tiranë gjatë vitit 2021 është 57.298.749 lekë. Numri i lejeve të ndërtimit në Tiranë gjatë 2021 është 287.

Rekordi i fundit i regjistruar ka qenë në vitin 2019, ndërkohë që sipërfaqja e lejeve të ndërtimit nga 2019 është rritur me 17%. Viti 2015 ka qenë viti ku janë dhënë më pak leje ndërtimi, sipas të dhënave të INSTAT. 

Tirana në raport me qytetet e tjera shënon një rekord sa i përket lejve të ndërtimit. Në Tiranë është dhënë 71% e totalit të dhënë për të gjithë Shqipërinë. 

Ndërtimet në Shqipëri

Gjatë vitit 2021 janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit gjatë viti 2021, për ndërtesa të reja është 2.316.709 metër katror , nga 1.608.211 metër katror miratuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 44,1%. 

Në 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 99,2 miliardë lekë në vitin 2021, nga 76,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2020, duke shënuar një rritje prej 29,6 %.

Shqipëria dhe kryesisht Tirana kanë pasur një trend në rritje vitet e fundit sa i takon ndërtimeve, ku 2019 mbante rekordin përpara 2021. 

Nga ndërtimet janë prekur dhe zona si Parku i Liqenit, i cili vit pas viti po humbet territore për shkak të ndërtimeve në zonë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *