Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Zall-Gjoçaj: ERE i heq licencën kompanisë private për një nga hidrocentralet

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka hequr licencën kompanisë “Seka Hydropower” për të prodhuar energji nga HEC-i “Zais” që prek lumin Flim në Mat.

Me një vendim të datës 14 shkurt 2022, ERE ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila kishte vendosur me një vendim të formës së prerë heqjen e licencës për një nga dy hidrocentralet që janë ndërtuar në Zonën e Zall Gjoçajt. 

Dornika Ndreka, avokate nga Klinika Ligjore e Ligjit

Dorina Ndreka, avokate, në një përgjigje për Citizens Channel mbi vendimin e ERE-s u shpreh se ky është një vendim i vonuar, “sepse sapo është marrë vendimi i apelit, një vendim i formës së prerë, ERE duhet ta kishte hequr licencën sepse e ka hequr Gjykata”.

Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë: 

“ERE në këtë rast po zbaton atë që ka vendosur Gjykata”, – vijon më tej Ndreka. 

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata ndezi shpresën tek banorët e Zall Gjoçajt, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i hoqi në janar 2021 licencën hidrocentralit “Zais”.

Megjithëse Gjykata kishte vendosur pezullimin e prodhimit të energjisë, kompania ashtu si edhe në rastin e Valbonës, e sfidoi këtë vendim duke vazhduar aktivitetin e saj në prodhim energjie.

Për këtë arsye banorët e Zall Gjoçajt në janar të këtij viti protestuan për t’i dhënë një mesazh institucioneve shtetërore.

Aksion simbolik: Banorët tentojnë të ndalojnë rrjedhjen e lumit përmes digës

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka në dorë zbatimin e vendimit, sipas juristes Aurora Leka, “sepse ai është institucioni që ka lëshuar një licencë për kompaninë, e cila tashmë nuk është e vlefshme për shkak të një vendimi të formës së prerë”.

Avokatja Dorina Ndreka sqaron se si kompania, ashtu edhe ERE, kanë bërë kërkesë për pezullim tek Gjykata e Lartë, “por Gjykata e Lartë ka procedurat e veta dhe deri sa Gjykata e Lartë të shprehet ata janë të detyruar që ta zbatojnë vendimin e Apelit. Tashmë i është njoftuar dhe shoqërisë që licenca është hequr”.

Në vendim ERE shprehet se licenca është shfuqizuar përkohësisht, për këtë Ndreka shpehet se “ERE shprehet kështu me shpresën se licenca do të rikthehet nga Gjykata e Lartë”.

Sa i takon ankimimit në Gjykatën e Lartë, Ndreka shpjegon se problemi i parë është që Gjykata e Lartë vonon shumë në shqyrtime.

Ndërsa mbi vendimin e mundshëm të Gjykatës së Lartë, ajo sqaron se “ka pak gjasa që Gjykata e Lartë të riktheje një çështje që është zgjidhur njësoj si në shkallë të parë si në apel. Nuk para ndodh kur të gjitha gjykatat janë në të njejtin qëndrim”.

“Bëhet fjalë për banorët, nuk ka forma ndikimi të paligjshëm ndaj gjykatës, kështu që gjykatat kanë vendosur në bazën e asaj çka është e drejtë”, – tha Ndreka në një reagim për Citizens Channel.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *