Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Oligopol në çmimin e naftës”: Konsumatori Shqiptar i drejton ankesë Autoritetit të Konkurrencës

Ditën e sotme, çmimi i naftës arriti vlerën 230 lekë për litër, në disa nga operatorët kryesorë. Kjo ka sjellë shqetësimin e konsumatorëve dhe Qendra “Konsumatori Shqiptar” (QKSH) i ka dërguar një ankesë Autoritetet të Konkurrencës.

Qendra shpreh shqetësimin mbi rritjet e çmimit: “nga 4 operatorët kryesorë ekonomikë në treg, që veprojnë si oligopol në kuadër të një marrëveshje të ndaluar”, thuhet në reagim.

Në një letër dërguar drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama, qendra thekson:

“Këta 4 operatorë ekonomikë kanë numrin dërrmues të pikave të shitjes, si numër në vend, por është i padiskutueshëm pozicioni i tyre në një sjellje të bashkërenduar nëse kalkulohet sasia e shitur në nivel tregu”.

Në ankesë theksohet se veç faktorëve të ekonomisë ndërkombëtare, rritja reflekton dhe abuzim nga operatorët: “Ajo që po vërehet në Shqipëri është një fenomen abuzues kundrejt kësaj dukurie, duke rënduar xhepat e konsumatorëve dhe ulur mbrojtjen e tyre ligjore, kjo për shkak se ende nuk ka masa ligjore të cilat të vijnë në ndihmë të mbrojtjes së tyre”.

Mbrojtja e konsumatorit

Konsumatori nuk është i mbrojtur, pasi institucionet publike nuk ofrojnë asnjë mbrojtje, shprehet QKSH duke shtuar se  institucionet “nuk kanë marrë asnjë masë frenuese ose stabilizuese, si vendet e rajonit”. QKSH sjellë në vëmendje rastin e Kosovës ku është paralajmëruar rritje por qeveria ka marrë masa për mbrojtjen e konsumatorëve “për të mos lejuar abuzitivitetin e tregtarëve në një situatë të tillë”.

Në Shqipëri, bazuar në çmimet e aplikuara në treg, vendimet e AK por dhe të dhëna të tjera të siguruara nga studime të ndryshme dhe artikuj në media, rezulton se “tregu i karburanteve në vend për sa i përket tregut të importit të naftës/benzinës dhe GLN ka karakteristikat e një tregu me përqendrim të lartë (oligopol) madje mund të flitet dhe për ndërmarrje me pozitë dominuese”.

Sipas QKSH,  infrastruktura tregon qartësisht se jemi para monopoleve në tregun gjeografik dhe “nxjerrja e pozicionit dominant dhe të vetëm për kompanitë që janë të integruara mund të provohet”.

Në reagim ngrihen dhe disa pyetje për qeverinë, e cila është shprehur se po e monitoron luhatjen e çmimeve:

“A është tregu i karburanteve në Shqipëri sipas studimeve tuaja apo më gjerë një treg ku marzhet bruto të fitimeve është më i larti në Evropë dhe jo vetëm?”, pyet shoqata. Më tej pyet nëse Shqipëra ndodhet përballë një “dështimi të tregut”.

Së fundmi qendra kërkon nga Autoritet i Konkurrencës dhe nga institucionet publike që “të marrin masa të menjëhershme për rritjen e çmimit të naftës”. Kërkojnë gjithashtu që të kryhen monitorime të vazhdueshme dhe “vendosjen e masave mbrojtëse në favor të konsumatorit për të mbrojtur interesat ekonomikë në kuadër të rritjes së menjëhershme, në mënyrë të koordinuar dhe në të njëjtën vlerë të çmimit të karburantit”.

Gjithashtu kërkojnë që të bëhet publik çmimi ditori karburanteve në portet e naftës sipas çmimeve të bursës nga ana e autoriteteve doganore në një media publike dhe online në faqen e autoriteteve përgjegjëse.

Rritja e çmimit të naftës dëmtoi transportin publik

Shoqata e Transportit në Tiranë paralajmëroi në shkurt ndërprerje të shërbimit të transportit publik, në rast se qeveria shqiptare nuk merr parasysh katër kërkesa, që do t’u lehtësonin atyre kostot ekonomike, të intensifikuara pas rritjes së çmimit të naftës.

Në muajin shkuar nafta u rrit dhe vlera ishte 199 lekë për litër, ndërkohe që një muaj më vone ajo ka shkuar 230 lekë për litër.

Katër kërkesat e shoqatës së transportit publike janë:

  • Rimbursimi i TVSH-së.
  • Heqja e akcizës 37 lekë/litër.
  • Heqja e taksës së qarkullimit në karburant 27 lekë/litër.

Shqipëria në raport ne vendet e tjera

Sipas të dhënave të analizuara nga Open Data në shkurt të 2022, Shqipëria bën pjesë në 19 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, rankuar më shtrenjtë se Spanja, Luksemburgu, Greqia, Austria dhe Hungaria.

Ndërsa në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet vendi me çmimin më të lartë të naftës dhe të benzinës. E dyta në rajon renditet Serbia  me çmimin e naftës 185.24 Lekë/Litër  dhe çmim benzine 175.97 Lekë/Litër. Shteti me çmimin më të ulët të naftës në rajon është Kosova, sipas OD

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *