Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mijëra qytetarë i bashkohen protestës për uljen e çmimeve në Tiranë

Mijëra protestues iu bashkuan sot tubimit në kryeqytet, duke vijuar kështu rezistencën për të katërtën ditë radhazi. Qytetarët u mblodhën në orën 11:00 në “Sheshin Skëndërbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë me thirrjet “mos na vidhni”.

Përballë Kryeministrisë, ata artikuluan problemet e tyre dhe kërkesat që kanë për qeverinë, si dhe iu përgjigjën kryeministrit Edi Rama që i cilësoi dje si një “pakicë e zhurmshme”.

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, gjatë fjalës së tij u shpreh se “kjo është një nga protestat më të mëdha që ka parë, besoj shqiptaria në hisotrinë e vet, sidomos në historinë 30 vjeçare”.

Sa i përket kërkesave ai përmendi disa pika kyçe duke u shprehur se “në lidhje me kërkesat, unë nuk kam bërë ndonjë listë, po i them me fjalë kyçe

Ne kërkojmë hetim, çmim tavan, heqje taksash, thyerrje monopolesh, diversifikim burimesh, kërkojmë kontrroll mbi burimet që të mos eksportohet nafta kuturu nëpër botë dhe kërkojmë të aktivizohet një kompani publike e cila konkurron në treg dhe mban në kontroll çmimin dhe i shërben qytetarëve direkt”, tha aktivsti Ervin Goci.

Aktivisti Andi Tepelena në fjalën e tij përballë protestuesve, u shpreh se “sot gjithë Shqipëria është në këmbë, gjithë rrethet e Shqipërisë janë në këmbë, na ka bashkuar një hall, gropa e korrupsionit”. Ai tha se protestuesit sot nuk kanë dalë për të bërë pazare  “për 20 lekë apo 30 lekë, e tentoi me protestëne  studentëve nuk do të funksionoj, ne do merremi thell me shkaqet jo me pasojat. Ne do t’i shkojmë thellë shkaqeve që kanë shkaktuar këtë sistem klientelist”.

Redi Muçi, aktivsit i Organizatës Politike u shpreh se qeveria që i shërben popullit të vet nuk mund t’i shërbejë oligarkëve.

Në kohë paqeje, Edi Rama dhe Erion Veliaj e grabisin ditë për ditë popullin për të ushqyer oligarkët. Në kohë krize, popullit i thotë shtrëngo rripin, i thonë ec në këmbë, i thonë do ngrihet çmimi i bukës, vetëm fitimët e oliggarkëve nuk preken. Rama justifikohet duke thënë se jemi në krizë, po këtu kriza është e përditshme”, tha Muçi.

Aktivistja Edlira Çepani bëri thirrje për të liruar protestuesit dhe protestueset e arrestuara.

Lirojini të rinjtë dhe jepuni punë jo burg. Turp t’ju vijë që na keni shkelur të ardhmen e fëmijëvë”, tha ajo.

Një qytetar i cili ishte kthyer nga emigrimi duke vendosur të jetonte në Shqipëri u shpreh se jetesa është shumë e vështirë me rritjen e çmimeve.

Qeveria ime për të cilën unë do të kontriuboj nga momenti që unë kam ardhur më mbyt me taksa dhe më shton çmimet e ushqimeve dhe karburantit dhe çdo gjëjë minimale për të jetuar. Është vërtetë e dhimbshme se si mund të jetohet në këtë vend por unë kam besim për të jetuar dhe qëndruar këtu, të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Pano Soko, aktivist, foli mbi rritjen e çmimeve të ushqimeve jetike duke u shprehur “mielli është rritur 20%, vaji 30%, nafta 30%, orizi 20%,po çfarë ha shumica në këtë vend, karkaleca? Jo mor zotëri se ha ti karkaleca nuk ha populli. Populli është këtu sepse varfëria ka kapur kulmin”.

“Protesta e shtrirë në të gjithë Shqipërinë”

Gjatë katër ditëve të fundit që nga dita e parë e protestës, edhe qytetet e tjera të vendit i janë bashkuar protestës. Durrësi, Dibra, Berati, Korça, Mirdita, Lezha, Fieri  kanë protestuar gjithashtu kundër rritjes së çmimeve. Protestat janë shoqëruar me arrestime dhe përplasje me policinë. 

Sipas njoftimeve të Policisë, të arrestuarit akuzohen për veprat  penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Dibër ditën e djeshme janë arrestuar 5 persona dhe janë proceduar penalisht 16 të tjerë. Në Lezhë është arrestuar një person dhe janë proceduar 10 të tjerë, sipas njoftimit të Policisë. Në Korçë janë proceduar 10 persona ndërsa në Berat 5. Protesta ka pasur edhe në qytetin e Fierit, ku Polciia njofton se ka shoqëruar 13 persona. Ndërsa në Tiranë gjatë ditës së djeshme, sipas Policisë janë proceduar 6 persona. Ndërkohë që ka pasur dhunë të ushtruar dhe persona civil kanë arrestuar protestues. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *