Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata “harron” të hapë dyert edhe pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19

Që prej vitit 2020, me një vendim të këshillit të Lartë Gjyqësor seancat gjyqësore u mbyllën për publikuin si masë kundër Covid-19. Ndërsa thuajse të gjitha masat parandaluese ndaj Covid-19 janë shfuqizuar, vendimi për seancat gjyqësore vijon të mbetet në fuqi.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar një rast ku vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar që të ndjekin seancën gjyqësore.

Më datë 9 shkurt të 2022 dy vëzhgues të autporizuar të KShH janë paraqitur pranë Gjykatës Administrative Tiranë, pas një kërkesë nga pala paditëse për të ndërmarrë një mision monitorimi. Komiteti i Helsinkit bën me dije se vëzhguesit nuk janë lejuar ta ndjekin seancën si pasojë e masave anti Covid-19. Kjo ju bë e ditur atyre përmes gjyqtares Elda Vrioni. 

Drejtoresha Ekzekutive e KShH Erinda Skëndaj në një reagim për Citizens Channel tregoi se Komiteti ju drejtua me kërkesë për informacion Gjykatës Administrative të Tiranës për të mësuar nëse raste të tilla ta ngjashme kanë ndodhur më herët. Gjykata u përgjigj se nuk mund t’i ndante rastet dhe statistikat në lidhje me këtë çështje.

Komiteti i ka dërguar një letër të hapur Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës Administrative të Tiranës më qëllim rishikimin e udhëzimit të dy viteve më parë (2020) “që kufizon aksesin e publikut në sallat gjyqësore duke i lënë në diskrecion absolut gjyqtarëve për të vendosur gjykimin me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë”.

Në letër KShH vëren se ky “standard i aplikimit të gjykimit me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë është ndjekur vetëm në rastin në fjalë”.

KShH thekson se publiku, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën të trajtohen në mënyrë të barabartë në ndjekjen e seancave gjyqësore.

Në vlerësimin tonë në kuptim të nenit 18 të Kushtetutës nuk ekziston asnjë përligje e arsyeshme dhe objektive që të justifikojë këtë standard diferencues në vendimmarrjen e gjykatës”, thuhet në letrën e KShH.

Erinda Skëndaj, drejtoreshë e KShH i tha Citizens Channel se “në kushtet kur shumë nga masat kufizuese të pandemisë janë lehtesuar muajt e fundit, udhëzimi në fjalë, krijon premisa për cënimin e parimit të publicitetit, pjesë e procesit të rregullt i cili mbrohet nga neni 42 i kushtetutës dhe neni 6 i KeDNj”.

Bazuar në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, garantohet me ligj që mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive të jenë të hapura për publikun. 

Neni 23 parashikon të drejtën e informimit, të drejtën për të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore si dhe i jepet e drejta me ligj kujtdo që  të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *