Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Artistët afganë sjellin në Tiranë veprat e censuruara nga talebanët

Artlords, një lëvizje artistësh dhe vullnetarësh nga Afganistani  shfaqën të martën një ekspozitë pikture në qendrën sociale “Tek Bunkeri” në Tiranë.

Pas ardhjes së talebanëve në pushtet, aktivistët u detyruan të linin vendin e tyre, për të vazhduar misionin e tyre në vende të tjera të botës, ku përmes muraleve dhe pikturave trajtojnë çështje të ndryshme sociale dhe politike.

Foto e murales së pikturuar në qendrën sociale “Tek Bunkeri”

Fatima Karimi, koordinatore National Endowment for Democracy (NED) tregoi për Citizens Channel detajet e organizimit të këtij eventi në Tiranë. 

Shumë piktura në këtë ekspozitë, janë të gjitha të punuara nga artistët e NED nga grupi Artlords. Ata janë duke bërë një punë të mrekullueshme që kur kanë ardhur nga Afganistani këtu në Shqipëri”, tha Fatima.

Fatima Karimi, koordinatore NED

Ata e konsiderojnë artin e tyre kritik dhe edukues. Në murin e qendrës sociale “Tek Bunkeri” ata krijuan dy murale, qëllimi i të cilave është të përcilljellin situatën e qytetarëve afganë pasi shteti u mor nga telebanët.

Foto e murales së pikturuar në qendrën sociale “Tek Bunkeri”

Së pari, qëllimi unë kryesor ishte që të shkëmbenim kulturën tonë me kulturën shqiptare dhe ajo që bëmë sot këtu është që pikturuam dy murale në muret e kësaj organizate. Dy murale që përcjellin mesazhe për luftën dhe diskriminimin ndaj shumë njerëzve në Afganistan”, i tha Citizens Channel Yama Farhad një nga artistët e Artlords.

Yama Farhad, artist Artlords

Farhad shpjegoi një prej pikturave, të cilën gjithashtu e kishin  bërë murale në Kabul. 

Sa i përket kësaj pikture, ky burri është Zalmay Khalilzad dhe ky është lideri i talebanëve, dhe sytë që janë pas tyre përfaqësojnë sytë e popullit të Afganistanit. Sytë përfaqësojnë popullin afgan por këta dy burra nuk përfaqësojnë njerëzit e Afganistanit”, u shpreh Farhad. 

Piktura”I see you” e shfaqur në ekspozitën në Tiranë

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e Artlords shpjeguan se muralet e tyre në Kabul janë fshirë pas ardhjes në pushtet të talebanëve dhe janë zëvendësuar me flamurin e tyre ose me deklarata islamike.

Muralja “I see you” e pikturuar në Kabul, Afganistan
Murale e pikturuar nga Artlords në Kabul, Afganistan

Për ekspozitën në Tiranë ata u shprehën se janë  të lumtur që po ndajnë kulturën e tyre dhe artin e tyre me shqiptarët.

Foto nga ekspozita e Artlords në Tiranë
Foto nga ekspozita e Artlords në Tiranë

Ne jemi të lumtur sot që kemi shpjeguar kulturën tonë, përmes pikturave tona, përmes pikturave të artistëve tanë, njerëzve të Shqipërisë, për t’ju treguar atyre kulturën tonë të madhe, kulturën tonë shumëngjyrëshe”, u shpreh për Citizens Channel Fatma Karimi. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *