Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

INSTAT: Popullsia e Shqipërisë drejt pakësimit dhe plakjes

Shqipëria ka pësuar rënie të popullsisë me 1.3% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në më pak se 2.8 milionë banorë.

Sipas Institutit të Statistikave në këtë ulje të popullsisë ka ndikuar rënia e numrit të lindjeve, ku shtesa natyrore ka qenë negative me -3,296 banorë si dhe emigrimi i mbi 42 mijë personave përgjatë vitit 2021.

“Numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021”, -thekson raporti.

Burimi: INSTAT

Gjatë 2021-it lindën më shumë se 27 mijë foshnja, e cila krahasuar me një vit më parë tregon renie prej 2,8%. Ndërsa vdekjet përgjatë 2021 shënuan rritje prej 10,8% krahasuar me një vit më herët, duke shkuar në mbi 30 mijë vdekje.

Popullsia drejt plakjes

Sipas të dhënat të INSTAT mosha mesatare e popullsisë u rrit në 38,2 vjeç, nga 37,6 vjec që ishte në janar të vitit 2021.

Ndërsa ulje pësoi popullsia e përfaqësuar nga të rinjtë dhe rritje ajo e përfaqësuar nga të moshuarit.

“Në 1 janar 2022 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua krahasuar me 1 janar 2021: nga 24,2 % në 24,0 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë”,- thuhet në raport.

Popullsia e përqendruar më së shumti në Tiranë, Durrës dhe Fier

Raporti thekson se numrin më të madh të popullsisë e ka Tirana me 32,9% të popullsisë totale. Pas Tiranës zonat më të populluara janë Durrësi me 10,4% të popullsisë dhe Fieri me 10.0% të popullsisë.

Burimi: INSTAT

Gjatë vitit të fundit Tirana ka pësuar një rritje të popullsisë prej 0.8%, ndërsa qarqet e tjera sikurse Gjirokastra, Dibra dhe Berati kanë pësuar uljet më të mëdha të popullsisë. Gjirokastra ka pësuar ulje prej 4,7% të popullsisë, Dibra ulje prej 3.6% të popullsisë dhe Berati ulje prej 3,7% të popullsisë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *