Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Minatorët e Bulqizës i kërkojnë rritje të pagave kompanisë Albchrome

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB), ka kërkuar rritje të pagave për minatorët, ndikuar nga situata ekonomike e vendit, ku në muajit e fundit ka pasur rritje të çmimeve të ushqimeve të shportës.

Prej muajsh Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike, ku janë rritur jashtëzakonisht çmimet dhe kostot e jetesës. Kjo krizë është më e prekshme sidomos në zona si Bulqiza, ndër më të varfrat në vend”, thuhet në njoftimin e SMBB.

Minatorët shprehen se një pjesë e galerive minerare e kanë “rritur disi pagën e minatorëve”, por kompania Albchrome e cila është më e madhja nuk e ka rritur pagën për ta. 

Situata është më revoltuese sidomos duke marrë parasysh faktin që çmimi i kromit në tregjet ndërkombëtare thuajse është trefishuar”, thotë sindikata.

Minatorët i kanë drejtuar një shkresë kompanisë Albchrome duke i parashtruar disa kërkesa: 

  1. Rritjen e pagës;
  2. Njohjen e vështirësisë dhe pagesë shtesë për punën në thellësi;
  3. Njohjen dhe pagesën për vjetërsinë në punë;
  4. Trajtimin dhe pagesën shtesë për lagështinë në ambientin e punës.

Jemi në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e kompanisë dhe drejtuesve të rinj të saj, me shpresën që do jenë më bashkëpunues me punëtorët dhe sindikatat që përfaqësojnë realisht punëtorët”, shprehen minatorët. 

Kryetari i Sindikatës Elton Debreshi i tha Citizens Channel se ideja për të dërguar një letter erdhi si nevojë e përbashkët e të gjithë minatorëve, me të cilët është diskutuar prej dy muajsh.

Me rritjen e çmimeve dhe krizën që ndodhemi tani, kompania Albchrome nuk ka marrë asnjë masë për minatorët”, tha Debreshi duke shtuar se ajo është kompania më e madhe e kromit. 

Elton Debreshi, kryetari i SMBB Foto: Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës

Ai shprehet se nevoja për rritjen e pagës është shumë e madhe në këto momente pasi shpenzimet për minatorët janë rritur shumë. Ata presin që kompania, duke qenë se kakaluar në zotërim të shoqërisë turke “Yildirim International Mining Investments B.V të jetë e hapur për disktuime.

Nëqoftëse kompania nuk pranon që të negociojë ose të dakordësohet me sindikatën, do bëjmë protesta”, shton Debreshi.

Debreshi tregon se me rritjen e çmimeve, minatorët po e përballojnë me vështirësi dhe se një pjesë e madhe e krahut punëtor është larguar nga vendi.

“Situata është tepër e rëndë, me thënë të drejtën, rinia po largohet dhe nuk ka më as minatrorë, kjo është një krizë edhe për punëdhënësin. Këto që kanë ngelur këtu janë familjarë në nevojë që nuk përballojnë dot jetesën dhe menduan që e vetmja mënyrë do të ishte kjo”, tha Debreshi për Citizens Channel. 

Minatorët punojnë në kushte të vështira punë, të cilat jo radhë bëhen shkak për aksidente me pasojë vdekjen. Sipas të dhënave të Policisë së Dibrës, të siguruara përmes kërkesës për informacion në 10 vitet e fundit janë evidentuar 108 raste të aksidenteve në punë, nga të cilat 18 me pasojë vdekjen.

“Minatorët dhe Albchrome”

Në dhjetor të 2021 kompania Albchrome e cila ishte pjesë e Balfin Group u shit dhe i kaloi në zotërim shoqërisë turke “Yildirim International Mining Investments B.V.”

Minatorët reaguan duke thënë se Albchrome u largua duke lënë pas shfrytëzimin dhe vdekjen e minatorëve.

Që pas themelimit të sindikatës së re të minatoreve në 2019, një rezistencë e gjatë nisi nga minatrorët sindikalistë përballë kësaj kompanie. Kryetari i Sindikatës së re, Elton Debreshi u pushua nga puna për shkak të sindikalizmit. 

I njëjti fat ishte përcaktuar edhe për Beqir Duriçin, Ali Gjetën dhe Behar Gjimin, të tre punonjës prej vitesh në ato galeri, të angazhuar sindikalisht. 

Çështjet e tyre shkuan në gjykatë dhe për rastin e Beqir Duriçit, Gjykata e Tiranës pranoi  pjesërisht padinë ndaj kompanisë AlbChrome në Bulqizë, duke e konsideruar të pajustifikueshëm pushimin e tij nga puna në dhjetor të vitit 2019.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *