Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Kurbani” në rrënojat e Teatrit Kombëtar

Një vit më parë, artisti Ergin Zaloshnja hodhi një kokë qengji në rrënojat e Teatrit Kombëtar. Ky instalacion u quajt “Kurbani i Madh” [BIG Sacrifice], titull që bën bashkë emrin e studios arkitekturore që krijoi projektin e teatrit të ri që u premtua të ndërtohej me emrin e librit me kujtime, shkruar nga Kryeministri aktual Edi Rama në vitin 2011.

Sipas artistit, Teatri Kombëtar është sakrifikuar dhe bërë kurban jo vetëm nga drejtuesit politikë, por edhe nga vetë qytetarët.

Unë mendoj se vepra në fjalë, BIG SACRIFICE, do të vazhdojë të mbetet aktuale përderisa vendi ku dikur ishte Teatri Kombëtar do të mbetet bosh ose nuk do të rindërtohet, ashtu siç ishte dhe aty ku ishte”, – pohon për Citizens Channel Zaloshnja.

Tashmë, dy vjet pas shembjes së godinës historike, asnjë punim nuk ka nisur për ndërtimin e një teatri të ri, teksa trualli vijon të mbetet i rrethuar me llamarina që mbajnë mbi të të shkruar “Tirana”.

Një tjetër aspekt i veprës është edhe fakti se akoma sot nuk është sqaruar projekti final për Teatrin Kombëtar. Nuk dihet nëse do të ndërtohet projekti i BIG-Bjarke Ingels Group apo ndonjë projekt tjetër, nuk dimë akoma nëse do të ndërtohen kullat e shumëpërfolura të firmës FUSHA…”

Zaloshnja ka qenë një ndër aktivistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai rrëfen përjetimet e tij në ditën e shembjes, ku qindra forca policore mësynë një grup aktivistësh në orët e para të mëngjesit.

Përjetimi personal si artist fillimisht dhe si aktivist më pas do të jetë një nga përjetimet më të dhimbshme që kam pasur”, – rrëfen ai. Zaloshnja e konsideron shembjen e Teatrit Kombëtar si një tentativë të qeverisë për të shkërmoqur rezistencën.

Qeveria, në bashkëpunim me bashkinë, nxituan për ta shembur Teatrin, jo më shumë për faktin se nuk mund ta realizonin dot më vonë atë aksion, por më tepër për faktin se aty në agorën e Teatrit po lindte shpresa”.

Ergin Zaloshnja pohon se dy vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë te hetuar për shembjen e godinës dhe sulmit ndaj trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *